Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët nëse PD do të thërrasë një protestë kombëtare, tha se protestat nuk janë antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës.
“PD ka thirrur protesta dhe do të thërrasë sërish. Por nuk është antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës.
Shqiptarët presin alternativën, duhet të argumentojmë qëndrimin tonë në ;lidhje me problemet e shqiptarëve.
Rama qep ligje e vendime me porosi. Korrupsioni është problem madhor”, tha ai.
Lulzim Basha tha se të vendosësh në ballë të protestës para Bashkisë së Tiranës, Ilir Metën, dhe të bësh thirrje kundër korrupsionit, është autogol.
Basha: Besueshmëria që thirret në emër të aleancës lë shumë për të dëshiruar. Qëllimi im nuk është… i thërret për një qëllim dhe i përdor për një qëllim tjetër. Të thërrasësh protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vesh në ballë Metën… a ka njeri që se kupton që ky është autogol?!
Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka deklaruar ndër të tjera se do të dorëzojë në Kuvend dy amendamente të reja në mbështetje të punës së SPAK.
“Këta janë prokurorë të caktuar nga kushtetuta dhe paguhen nga taksat për të trajtuar atë problem që nënvizohet në raport nga DASH të korrupsionit madhor të pushtetarëve. Kjo i vendos ata në një presion të jashtëzakonshëm./ S.M