Kryeministri Edi Rama mori pjesë në fazën finale të garës ndërkombëtare për projekt-idetë arkitekturore për EXPO Albania. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se EXPO Albania do të jetë një infrastrukturë për organizime të posaçme dhe një destinacion i ri për turistët gjithnjë e më të shumtë.
“Në një fazë të re zhvillimi ku ka hyrë vendi ynë, që lidhet ndër të tjera edhe me kontributin e arkitekturës në këtë tranformim dhe me praninë e një rrethi të gjerë arkitektësh me prestigj ndërkombëtar, të cilët shtohen dita ditës në funksion të jetësimit të një ardhmeje që arkitektura ndihmon ta shohim më pranë dhe parashohim përmes shprehjeve dhe shfaqjeve të saj. Është një privilegj që të kemi një tjetër mbledhje dhe të sjellim së bashku arkitektë ndërkombëtarë nga të dyja hemisferat e botës për të konkuruar për një tjetër projekt ambicioz, dhe që sjellin një tjetër kontribut për Shqipërinë në një nivel tjetër zhvillimi, ku arkitektura ka një rol për të luajtur.
Gjithkush mund ta parashikojë të ardhmen në mënyrën e tij dhe përmes formave të ndryshme të arkitekturës. Një kurs ndërkombëtar në këtë finale ka si qëllim përzgjedhjen e projektit që do të shohë si më të përshtatshëm për t’u ndërtuar dhe dhënë Shqipërisë një qendër të re që e kemi quajtur Expo Albania ku do të kemi infrastrukturë për organizime të posaçme që nga panairet tregtare te ekspozitat e artit te eventet, konferencat, takimet e përmasave të ndryshme dhe patjetër edhe një destinacion për banorët e Tiranës dhe vizitorët dhe turistët gjithnjë e më të shumtë, që do të gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re. është një moment i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha organizimet që zhvillohen vetëm në këtë lloj hapësire. Vjen në momentin e duhur sepse disa vjet më parë do të kishte qenë e parakohshme të investoje masivisht në këtë infrastrukturë por tashmë është një nga ato shumë gjëra për të cilat shqipëria ka nevojë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicies së saj”, u shpreh Rama./kb