Mbetet e hapur gara për titullin e Premier League, Arsenal i jep “leksion” Tottenhamit

Arsenali kalon pengesën Tottenham dhe vijon të jetë në garë për fitimin e titullit kampion. Që Gunners u mungon prej vitit 2004.

2-3 fitoi skuadra e Mikel Artetës derbin e zjarrtë të Londrës së Veriut, duke iu dhuruar tifozëve emocione të jashtëzakonshme.

Arsenali shënoi tre gola në pjesën e parë. Autogoli i Hojbjerg zhbllokoi sfidën, ndërkohë që shënuan edhe Saka e Havertz. Mes tyre shtyllë dhe gol i anuluar nga VAR-i për vendasit.

Në fund 2-3, me Arsenalin që kryeson kampionatin anglez me 80 pikë. 4 më shumë se Manchester City, që ka luajtur dy takime më pak. Humbje e rëndë për Spurs, që vështirëson në maksimum shanset për të kapur vendin e katërt.