Takimi me shqiptarët në Athinë, Rama: Krenar për ju!

Kryeministri Edi Rama nis këtë të diel turin e takimeve me Diasporën në Athinë.

Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe do të ketë në fokus forcimin e lidhjeve me bashkëatdhetarët kudo në botë.

Rama ka ndarë në Facebook një video, ndërsa shprehet se edhe pak e ndajnë nga takimi me shqiptarët në Athinë.

“MIRË MËNGJES dhe nga rruga për Athinë, ju uroj të gjithëve një të diel fantastike”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos së publikuar bë Facebook./kb