Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare të radhës, e cila fillon në orën 10:00.
Në rendin e ditës është një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
Gjithashtu, do të ketë pyetje për ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, drejtuar nga deputetja e PL-së, Erisa Xhixho.
Deputetët do të votojnë 5 projektligje, atë të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Italinë, atë të memorandumit me SHBA-në për programin akademik “Fulbright”, atë të marrëveshjes me INTERPOL-in për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, atë të privatizimit dhe dhënies në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndermarrjeve apo objekteve të veçanta, atë të marrëveshjes me Azerbajxhanin”, si dhe projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”./e.t