Çfarë do të thotë nëse shihni zjarr në ëndërr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thonë se ëndrrat vijnë dhe na “shqetësojnë” në gjumë për të na paralajmëruar për diçka. Qoftë për një fatkeqësi që mund të na ndodh, apo për një gëzim të madh që na pret.

Nëse shihni zjarr në ëndërr, atëherë bëni mirë ta merrni seriozisht. Zjarri mund të jetë simbol i një zemërimi apo shkatërrimi në jetën e dikujt, por mund të jetë edhe sinjal i një ngjarjeje të madhe që pritet të ndodhë në jetë. Nëse shikon në ëndërr zjarr, por nuk je e frikësuar prej tij, është tregues se zjarri po digjet brenda teje. Kjo do të thotë se në këtë periudhë të jetës je e pushtuar nga emocione apo ndjesi të forta në lidhje me një situatë të tensionuar ose je shumë e apasionuar për gjëra që pritet të ndodhin në jetën tënde.

Nëse shikon në ëndërr zjarr dhe ke frikë prej tij, zakonisht është sinjal i ndjesive që ndodhin pa i pasur nën kontroll. Mund të jenë situata që kanë nevojë për një transformim të madh ose mund të jetë një shenjë e mirë e ngjarjeve që pritet të të ndodhin në jetë.

Kur shikon në ëndërr sikur po digjet një shtëpi, zakonisht do të thotë se dikush është në vështirësi ose po pëson një transformim të madh në jetë.

Nga ana tjetër, nëse digjet një shtëpi në ëndërr, mund të jetë simboli edhe i pasionit apo dashurisë në jetën e dikujt që po vuan nga dashuria.

Zjarri në ëndërr zakonisht nuk është shenjë e keqe, por është sinjal që tregon se një person është duke bërë një kthesë të fortë në jetë, diçka të re, një transformim./E.Ç

Të fundit

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë,...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e cilësuar atë si një nga...

Mrekullia në Vlorë, mjekët i rikthejnë shikimin pacientit që e kishte humbur plotësisht

Mjekët okulistë të spitalit rajonal të Vlorës kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë dhe tepër të vështirë, duke i rikthyer shikimin një...

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së tij për të grabitur ish-burrin...

Lajme të tjera

Web TV