Formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Holandë, Lewandowski e nis sfidën nga stoli

Poloni-Holandë çelin raundin e parë të Grupit D në EURO2024, me sfidën që nis në orën 15:00 dhe që luhet në “Volksparkstadion” në Hamburg.

Ndërsa jemi në prag të këtij takimi trajnerët Probierz dhe Koeman kanë vendosur për formacionet si do të rreshtohen skuadrat e tyre, me yllin e polakëve Robert Lewandowski-n që do e nisë këtë përballje nga stoli, pasi nuk është ende në formën e tij më të mirë pas problemit fizik që shfaqi gjatë miqësoreve.

Formacionet zyrtare:

Polonia: Szczesny, Frankowski, Salamon, Bednarek, Kiwior, Urbanski, Zielinski, Romanczuk, Zalewski, Szymanski, Buksa. 

Holanda: Verbruggen, Van Dijk, Ake, De Vrij, Dumfries, Reijnders, Veerman, Schouten, Simons, Gakpo, Memphis.