test

Përplasjet e dhunshme mes serbëve dhe anglezëve, policia gjermane: Ja si nisi incidenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tifoz i Anglisë dhe shtatë serbë po përballen me akuza penale dhe ndalime të hyrjes në stadiumegjatë Euro2024, pas përleshjes që përfshinte 150 persona përpara ndeshjes së së dielës mes dy vendeve.

Dhuna në qendër të Gelsenkirchen, në Gjermaninë perëndimore, shpërtheu pasi tifozët anglezë kishin kërkuar të hynin në një restorant të mbushur plot me mbështetës të Serbisë, ka thënë policia gjermane.

Një tifoz anglez u trajtua në spital, por iu ndalua për të ndjekur ndeshjen në Arena AufSchalke me kapacitet 50,000 persona.

Anglia fitoi 1-0 pas një goditjeje me kokë të Jude Bellingham në minutën e 13-të.

Përleshjet në orën 15:45 me orën lokale çuan në përdorimin e mjeteve të forta, përfshi karrige dhe tavolina, dhe disa tifozë dhe të paktën një oficer policie mbetën me plagë të rënda në kokë.

Policia thotë se sjellja e tifozëve të Anglisë ishte ‘e shkëlqyer’

Në një konferencë shtypi në Gelsenkirchen, Peter Both, shefi i policisë, tha se nuk ishte e qartë se kush e provokoi dhunën, por se tetë burra do të përballeshin me procedim penal.

Ai tha: “Grupi i tifozëve serb ishte tashmë në restorant dhe padyshim hëngri atje dhe më pas një grup më i madh i tifozëve anglezë u përpoqën të futeshin në këtë restorant. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndezi mosmarrëveshjen”.

“Ajo që nuk mund të themi tani, natyrisht, në retrospektivë, është se serbët refuzuan hyrjen e anglezëve apo anglezët i provokuan serbët? Sigurisht, kjo vështirë se mund të zbardhet më pas. Fakti është se kur kanë tentuar të hyjnë në pijetore ka pasur një sherr të menjëhershëm fizik.”

Lexo edhe :  UEFA do të sanksionojë ashpër Kroacinë, Shqipërinë dhe Dakun

Ai do të rekomandonte që të arrestuarve t’u ndalohej të ndiqnin ndeshjet e turneut. Ai tha: “më pas bëmë disa ndalime. Kemi kryer gjithsej rreth 50 kontrolle identiteti. Ne morëm tetë tifozë në paraburgim para ndeshjes, të cilët më pas nuk ishin në gjendje ta shikonin ndeshjen.”

Anglia do të kthehet në Gelsenkirchen në fund të muajit nëse fiton grupin e saj. S.B

 

Të fundit

A është e mundur një javë pune katërditore?

Një kompani pastrimi qilimash, një kompani ndërtimi, një agjenci marketingu – këto janë vetëm disa nga kompanitë që marrin...

Assange mbërrin në shtëpi, përqafimi i ngrohtë me bashkëshorten

Një përqafim i ngrohtë që nuk donte të mbaronte kurrë. Ky ishte takimi i parë i themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, me bashkëshorten e...

6 muaj jashtë Kuvendit/ Mblidhet Konferenca e Kryetarëve: A do i hiqet mandati Berishës?

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka bërë me dije se Sali Berishës nuk do t’i hiqet mandati i deputetit. Sipas argumentimit nga kryetarja e...

Caktohet gjyqtarja e divorcit Meta-Kryemadhi, ja kush e ka marrë çështjen në ‘dorë’

Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se: Në...

1 milionë pasagjerë për Aeroportin e Vlorës?

Nga Fatos Çoçoli Me ritmin e rritjes së turizmit dhe rekordet që po thyen Rinasi, me 250 avionë që ngrihen çdo ditë, Aeroporti i Vlorës...

Lajme të tjera

Web TV