Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Për lexim sistematik të Kadaresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Bujar Meholli

 

Për të jetuar ndër shekuj një letërsi, një autor, një vepër, duhet ta gjejë lexuesin e saj, lexuesin e mprehtë që ndërton paradigmën kritike-objektive dhe i qaset veprës, e përjetëson, e skalitë vlerën e saj. Kështu duhet qasur e lexuar secili autor i letërsisë shqipe, përfshirë Kadarenë i cili e ka rëndësinë e tij të pamohueshme në ajthin e letërsisë sonë, gjegjësisht ndërkombëtarizimin e kulturës shqiptare në nivel ndërkombëtar për çka u laureua nga Akademia e Shkencave Morale e Politike në Francë, cilësuar nga anëtari Henri Amouroux si “shkrimtar që preku lirinë e mendimit dhe mbajti e nderoi gjithmonë Shqipërinë në veprën e tij. Shqipërinë e të vdekurve dhe të gjallëve, humnerave e kaçakëve, që hyn në magjinë e shkrimeve të tij si histori e përjetshme kundër pushtimeve e copëtimeve të njëpasnjëshme”.

 

Kadare është ndër autorët më të rëndësishëm shqiptarë, ndaj letërsia e tij duhet parë me optikën kritike qysh nga veprat e para të rinisë, ku e ku të klisheizuara e nën diktatin e regjimit komunist-stalinist, gjer te veprat serioze, letërsia alegorike e vendosur kundër demokracisë, gjegjësisht kundër autokracisë që privon mendimin e shprehjen e lirë, protestë të cilën Kadare e jetëson përmes parodisë, lojës së fjalëve, groteskut të sofistikuar, siç shkruan profesor Arshi Pipa, “për ta shprehur neverinë ndaj situatës politike në vendin e tij”. (cituar nga Arshi Pipa – Subversion vs. Conformism: The Kadare Phenomenon) Profesor Pipa konstaton se “Kadare është ndër shkrimtarët më të talentuar, i krahasuar me përfaqësuesit kryesorë të romanit bashkëkohor”, duke përfunduar se “nga artistët nuk pritet domosdo të jenë shembuj të heroizmit moral; për të qenë në gjendje të shprehen përbrenda regjimeve diktatoriale, ata duhet të mbijetojnë”. Letërsia e Kadaresë nuk duhet të ngelet peng i snobizmit e të koekzistojë me terme spektakli e zulme, që de fakto janë zhvleftësim i të gjitha formave të kulturës, përçudnim e ngulfatje nga komercializmi e konsumimi shfrenues, krejtësisht performativ.

 

Ismail Kadare nuk bëhet as më i madh, as më i vogël, nga elozhet patetike vërshuar andej-këndej nga ata që nuk ia kanë lexuar dy libra. Më bëri veçanërisht përshtypje entuziazmi i pafre, këto ditë, për ta lartësuar figurën e Kadaresë nga personalitete institucionesh politike e lloj-lloj entitetesh komerciale që deklamojnë se ishte “shkrimtari më i madh shqiptar”, madje shkojnë edhe më larg duke e shpallur “shkrimtari më i madh në botë”. Natyrisht, nuk qëndron as njëra, as tjetra! Ngase letërsia e vërtetë nuk para krijon idhuj e as është kompetitive për t’i vënë në garë shkrimtarët. Në letërsi nuk ekziston “më i madhi i të gjitha kohëve”, madje as për Shekspirin!

 

Sinqerisht më dhimbset Kadareja dhe vepra e tij rënë pre e një armate snobistësh që tani të lodhin kokën nga formulime superlavite, bajate, për ta kapur momentin dhe për të shijuar pak vëmendje nga maskarada kadareane, që zgjat jo më shumë se tri-katër ditë. Ardian Vehbiu shkroi se “është momenti i koreve të përshpirtshme dhe i klisheve të zhvarrosura dhe i fytyrave të vrerosura të të gjithë atyre që prej Kadaresë nuk kanë lexuar asgjë ose, më keq akoma, kanë lexuar por vetëm për t’u armatosur në betejat e tyre banale; momenti që prisnin të gjithë ata që eksitohen vetëm nga vdekja – sepse vdekja i lejon t’i nxjerrin në publik mendimet dhe qëndrimet e tyre të hekurosura.”

 

Lexo edhe :  “Ndërthurje”, trupat dhe tingulli në dancin bashkëkohor

Vepra e Ismail Kadaresë, për të jetuar gjatë, duhet ta gjejë lexuesin model, ideal – siç e proklamon Umberto Eco – që gjurmon thellë arealit letrar, objektivisht, dhe nga perspektiva kritike e gjykon aksh tekstin, edhe kadarean. Përndryshe ngelim në vorbullën e trivialitetit kronik, sipërfaqësisë e shemave artistike. Mbaj mend fare mirë kur një profesor na pat pyetur, gjatë studimeve, pse është Kadare shkrimtari më i madh shqiptar? dhe e gjithë salla pati heshtur pa pasur kurrfarë përgjigje, ngase, afërmendsh, pothuaj gjysma e atyre që e trumbetojnë një konstatim të tillë, apriori, jo që nuk kanë lexuar gjë nga Kadareja, por s’kanë ide për letërsinë e Petro Markos, Hivzi Sulejmanit, Nonda Bulkas, Anton Pashkut, Kasëm Trebeshinës, Sterjo Spasses a Vath Koreshit, të gjithë prozatorë të dëshmuar e aspak nën nivelin e prozës kadareane. Përkundrazi. I pari është dinjitar në nivel me prozaistët e mëdhenj evropianë të kohës.

 

Kur flas për letërsinë e Kadaresë, gjegjësisht për mitin kadarean, gjithnjë i kthehem intervistës “Kundër Kadaresë mit”, të përkthyesit Hans-Joachim Lanksch, i cili bën analizë objektive-kritike mbi atë që ka vërtet vlerë artistike te proza e tij dhe pjesës tjetër snobisto-patetike që ka krijuar mitin e Kadaresë dhe doemos e dëmton letërsinë e tij duke e reduktuar atë në lavde bajate, lexim fragmentar, pa lexim sistematik e pa depërtim në thellësi; po ashtu anti-kadareizmi i tërbuar e negativ mekanikisht e shpall romancier të regjimit duke ia mohuar aurën letrare. “Jam kundër”, shprehet Lanksch, “mekanizmit me anë të cilit, automatikisht, Ismail Kadare ngrihet në piedestal si kryeshkrimtar shqiptar apo shkrimtari më i madh shqiptar; mendoj se Kadareja duhet të lexohet e shikohet si autor dhe jo si shenjtëri kombëtare”. Kah fundi i intervistës, Lanksch propozon që autori, në këtë rast Kadare, të lexohet me kritere letrare kurse figura e tij përgjatë sistemit monist-komunist të shihet në dritën e realitetit.

 

“Sa i përket veprës së Ismail Kadaresë, do të propozoja që të lexohet teksti dhe jo më vetëm nënteksti. Së dyti, do të propozoja që vepra e tij si dhe vepra e shkrimtarëve të tjerë, psh, e Trebeshinës, Kutelit a Fishtës, të lexohet “lakuriq”, do të thotë, zhveshur nga elementët politikë, dëshmues, etj… pa kontekstet, nëntekstet, mestekstet, mbitekstet politiko-përmbajtjesore. Le të shihet se ç’mbetet. Le të shihet se ç’mbetet edhe pas dyqind vjetësh kur do të jenë harruar RSPH, LSHASH, si dhe entuziazmi i botës së jashtme për ekzotikën shqiptare që veprat e Ismail Kadaresë ia parashtrojnë lexuesit në Francë e gjetiu”, përfundon ai. (cituar sipas fragmentit të intervistës së vitit 1997 me Luljeta Lleshanakun, ribotuar në revistën ARS) Ikja e tij në amshim s’do mend që është humbje e madhe kulturore. Ismail Kadareja e ka stampuar emrin e tij si shkrimtar serioz e zë kritik brenda një totalitarizmi stalinist, pjesë së cilit iu determinua të ishte e madje edhe t’i thurte vargje. Ai e njihte mirë mentalitetin shqiptar, sikurse egërsinë totalitariste, kishte vizionet e tij të cilat i përjetësoi në letërsi kur shkroi kryeveprën distopike “Pallati i ëndrrave”, me të cilën pa mëdyshje meritoi “Nobel”, si reaksion ndaj burokracisë moniste dhe paranojës shtetërore për kontroll arbitrar ndaj qytetarëve të vetë.

 

Lamtumirë, Ismail Kadare! Duke uruar që vepra e tij ta gjejë lexuesin serioz dhe t’i shmanget mistifikimit snobist, ngulfatës të letërsisë e përdhosës të mendimit kritik.

Të fundit

Vlora “nën pushtetin” e ujit/ Kryebashkiaku Dredha: Situata paraqitet kritike

Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlorë, e cila po “noton” në ujë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka...

Çfarë ndikimi mund të kenë në Tokë shpërthimet e mëdha diellore?!

Shpërthimet diellore të lëshuara nga Dielli mund të kenë një efekt të mëvonshëm në Tokë. Të martën më datë 1 tetor, Dielli lëshoi ​​dy...

E keni ditur gabim! Para apo pas dreke, kur duhet t’i hani frutat

Ka shumë persona që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet...

Hendeku gjinor në Shqipëri/ Burrat më të pasur, gratë më të arsimuara

Shqipëria po përballet me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, të shkaktuar nga emigrimi i pandalshëm vitet e fundit. Por institucionet financiare ndërkombëtare, si...

Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Nga Mero Baze Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që dorëzoi në SPAK gazetari Artan Hoxha tregojnë me zë dhe figurë, se si Komandanti I...

Lajme të tjera

Web TV