Free Porn
xbporn

buy twitter followers
uk escorts escort
liverpool escort
buy instagram followers
6x games unblocked fnaf unblocked games 76 unblocked games krunker.io slither unblocked io premium unblocked github.io unblocked games

Analiza e emigracionit 1990-2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Në fund të vitit 1989, në Shqipëri banonin 3,182,417 shtetas shqiptarë (sipas regjistrimit rigoroz të popullsisë që u zhvillua atëherë). Vetëm 31,824 shtetas shqiptarë ishin në emigracion politik apo ekonomik para 1990-ës (sipas informacionit që Ministria e Brendshme dha pas rrëzimit të regjimit komunist).

Në qoftë se asnjë shtetas i lindur në Shqipëri nuk do të ishte larguar nga vendi prej 1 janarit 1990 e këtej, brenda territorit të vendit do të kishim plot 4,025,424 shtetas shqiptarë në fund të vitit 2023. Kjo shifër llogaritet duke i shtuar popullsisë së fundvitit 1989 të gjitha lindjet brenda territorit të vendit, dhe duke i zbritur të gjitha vdekjet (po brenda territorit të vendit).

Sa kanë lindur e sa kanë vdekur në Shqipëri nga 1 janari 1990 e këtej?

Nga databaza e Gjendjes Civile, rezulton se brenda Shqipërisë kanë lindur 1,536,889 bebe nga 1 janari 1990 deri më 31 dhjetor 2023. Në të njëjtën periudhë, kanë vdekur në Shqipëri 693,882 shtetas. Pra shtesa natyrore ka qenë 843,007 në periudhën 1990-2023. Dhe në qoftë se asnjë shtetas i lindur në Shqipëri nuk do të ishte larguar nga vendi prej 1 janarit 1990 e këtej, në fund të vitit të shkuar, brenda territorit të vendit do të kishim plot 4,025,424 shtetas shqiptarë.

Shtesa natyrore ishte e madhe në dekadën e parë të periudhës që po analizohet, dhe pastaj u ngadalësua ndjeshëm në dy dekadat e tjera (shihni tabelën e mëposhtme).

Si ka ndryshuar numri i të larguarve nga Shqipëria prej 1 janarit 1990 e këtej?

Duke krahasuar numrin e banorëve që do të kishte Shqipëria nëse nuk do të ishte larguar asnjë prej të lindurve këtu, me numrin faktik të banorëve të regjistruar nga censet e zhvilluar në tri dekadat e fundit, mund të llogaritet sesi ka progresuar numri i të larguarve nga Shqipëria.

Kështu, në fund të vitit 2001, rezulton se banonin jashtë Shqipërisë 698,149 shtetas që kishin lindur këtu. Në fund të vitit 2011, rezulton se banonin jashtë Shqipërisë 1,115,204 shtetas që kishin lindur këtu. Dhe në fund të vitit 2023 rezulton se banonin jashtë Shqipërisë 1,623,311 shtetas që kishin lindur këtu (shihni tabelën e mëposhtme).

Lexo edhe :  Jemi më të bukurit apo më të shëmtuarit? Edhe në turizëm debati ynë është në esktrem

Duke krahasur shifrat e tabelës së mësipërme, rezulton se numri i shtetasve të lindur këtu, por me banim jashtë Shqipërisë, u rrit me rreth 700 mijë në periudhën 1990-2001. Në periudhën 2002-2011 u rrit me rreth 420 mijë, dhe në periudhën 2012-2023 u rrit me rreth 505 mijë (shihni grafikun e mëposhtëm).

SHËNIM: SHIFRAT JANË RRUMBULLAKOSUR PËR LEHTËSI LEXIMI

Ku banojnë shtetasit shqiptarë të larguar nga Shqipëria?

EUROSTAT raporton se gjatë periudhës 2008-2022, më shumë se 841 mijë shtetas shqipatrë kanë përfituar leje qendrimi në shtetet e BE-së. Por EUROSTAT nuk raporton se sa mund ta kenë përfituar një leje të tillë para 2008-ës.

 

Në SHBA, Byroja e Censit raporton se banojnë rreth 225 mijë shqiptarë me origjinë nga të gjitha trojet arbnore, por nuk ka të dhëna se sa nga këta janë shtetas shqiptarë që kanë shkuar të jetojnë atje. Sipas Censit-2021 të Kandasë, jetonin atje rreth 42 mijë shqiptarë, por pa specifikuar se nga cilat troje arbore e kishin origjinën. Censi-2016 i Australisë e specifikon që 2,874 banorë të atjeshëm kishin lindur në Shqipëri. Ndërsa Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës raport se rreth 300,000 shqiptarë jetojnë atje, por shumica dërmmuese janë me origjinë nga trojet arbnore rrotull Shqipërisë.

Bazuar në të dhënat e EUROSTAT, më të saktat rreth shtetasve shqiptarë të larguar pas 1990-ës, rezulton se numri i atyre që përftuan leje qendrimi në shtetet e BE-së ishte i lartë në periudhën 2008-2010. Më pas, pati një rënie të qendrueshme të numrit vjetor të lejeve të qendrimit. Por parvjet, ky numër u rikthye në nivelin e vitit 2010 (shihni grafikun e mëposhtëm).

SHËNIM: Në 31 dhjetor 2023, në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.61 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, rreth 4 milionë kishin lindur në Shqipëri dhe rreth 610 mijë kishin lindur jashtë Shqipërisë./    S.M

Të fundit

Kanioni i Kirit, mrekullia e trojeve shqiptare

Rreth 15 kilometra larg nga Shkodra ndodhet kanioni i Kirit. I vendosur mes malesh që ngrihen përgjatë lumit, Kanioni i...

Do i’u bëhen ëndrrat realitet, cilat janë shenjat me fat të muajit Gusht

Horoskopi i muajit Gusht premton një periudhë plot mundësi dhe suksese personale. Falë energjisë pozitive kozmike që përshkon gushtin, shenjat më me fat do...

Votimet në Himarë/ Sa ishte pjesëmarrja në 14 maj 2024 dhe sot? KQZ publikon shifrat

Qytetarët e Himarës i janë drejtuar kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, mes Vangjel Tavos dhe...

Këshilli Kombëtar i Territorit jep “OK”: Tiranës do t’i shtohen dhe 8 kulla të reja

Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë...

Spahiu: Pa votat e Berishës, partia greke nuk do merrte as 10% vota në Himarë

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Report Tv se Gjikuria nuk do përbënte lajm po të mos ishte për aleancën me Berishën. Pasi edhe...

Lajme të tjera

Web TV