Vjen zyrtarizimi: Serhou Giurassy është lojtari më i ri i Borussias së Dortmundit. Surpriza e edicionit të fundit në Bundesliga, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me nënkampionët e Europës.
28-vjeçari nga Guinea ia ka dalë më në fund të kalojë me sukses testet mjekësore dhe është prezantuar nga verdhezinjtë gjermanë.
Guirassy realizoi 28 gola në sezonin e fundit me Stuttgartin, duke dhënë një kontribut të madh në rikthimin e skuadrës pas shumë vitesh në Champions League.
💥 Borussia Dortmund verstärkt sein Angriffszentrum: Am heutigen Donnerstag hat Serhou Guirassy (28) einen bis zum 30. Juni 2028 gültigen Arbeitsvertrag unterschrieben.
Zur Meldung 👉 https://t.co/DwQzo1xFAc pic.twitter.com/kRDQn10bZ7
— Borussia Dortmund (@BVB) July 18, 2024
Më shumë se ai në Bundesliga shënoi vetëm bavarezi Harry Kane (36). 18 milionë euro do të paguajë Dortmundi për shërbimet e sulmuesit afrikan.
Zyrtarizimi i tij i hap rrugë largimit të Niclas Fullkrug drejt Milanit. 31-vjeçari, pjesë e kombëtares gjermane, pritet të jetë goditja e dytë e kuqezinjve në ofensivë pas Alvaro Moratës./ D.C