Nuk do u besoni syve kur të lexoni se sa baktere kanë këllëfët e jastëkëve në verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vapa e këtij sezoni bën që shumë njerëz të “mbyten” në djersë, sidomos gjatë natës apo gjumit. Ekspertët kanë zbuluar se djersitja gjatë natës mund të çojë në “strehimin” e mijëra baktereve në këllëfët e jastëkëve.

“Këllëfët e jastëkut mund të konsiderohen më të pista se tualeti. Lajmi i mirë është se këto baktere ka shumë mundësi që të jenë te ju nga fillimi në fund, pra nuk janë shumë të dëmshme,” thotë mjekja Gareth Nye.

“Për sa i përket baktereve, disa studime kanë treguar se ka një koloni prej 17 mijë bakteresh në një këllëf jastëku, në krahasim me një ndenjëse tualeti,” shtoi Nye.

Ndërsa, pas një jave nëse nuk i keni larë apo ndërruar këllëfët, në to mund të qëndrojnë rreth tre milionë baktere.

Gjatë verës, shumë njerëz humbasin nga 500 deri në 700 milimetra djersë gjatë një nate, nga e cila rreth 200 milimetra mbetet te çarçafët apo pizhamet. Nëse nuk lahen apo pastrohen në kohë, kjo çon në probleme të tilla si merimangat apo kërpudhat, e sidomos këto të fundit “lulëzojnë” në qelizat e vdekura të lëkurës dhe mund të shkaktojnë astmë apo alergji.

“Një studim zbuloi se një jastëk tipik ka deri në 16 lloje të ndryshme kërpudhash që ndikojnë në shëndetin e njerëzve,” shton Nye.
E ndërsa, të gjithë ne përpiqemi që në mëngjes përpara largimit për në punë të rregullojmë krevatin dhe jastëkët, në fakt ne rrezikojmë të bllokojmë ajrin e lagësht poshtë çarçafëve, gjë që lë më shumë hapësirë për infeksione.

Ekspertët pranojnë se njerëzit duhet ta lënë të lirshëm krevatin gjatë verës dhe të ndërrojnë shpesh çarçafët. Mjekja Nye sugjeron që të shmangni materialet prej poliesteri dhe t’i zëvendësoni ato me çarçafë prej pambuku që janë edhe më higjienikë./E.Ç

Të fundit

Si mund të ndalet shpopullimi i një vendi? Shembulli që vjen nga Suedia

Sipas një studimi të Universitetit Umeå mbi tendencat historike, ka ende një hendek midis rritjes demografike të bashkive të...

Një ditë përpara protestës, Berisha bën thirrjen e veçantë

Vetëm një ditë para protestës së ardhshme të opozitës në Tiranë, e cila do të zhvillohet sërish në formën e një marshimi në rrugët...

Presidenti Begaj në Mirditë: Formalizohet binjakëzimi me komunën arbëreshe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo...

Qeveria shpërblen administratën për fundvit, ja se kush do të përfitojë

Një pjesë e punonjësve të administratës publike do të përfitojnë shpërblime për festat e fundvitit. Qeveria ka miratuar një fond prej 120 milionë lekësh...

Tragjike në Pogradec, i moshuari i jep fund jetës duke u vetëvarur, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 70-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës. Sipas informacioneve fillestare,...

Lajme të tjera

Web TV