PSG “dorëzohet” momentalisht ndaj Napolit, parizienët kërkojnë ulje çmimi për Osimhen

Luftë force mes Napolit dhe PSG, me trataivën për Osimhen që ka pësuar një frenim. Gjithçka ka të bëjë me faktin se klubi i Al Khelaifi nuk ka ndër mend të investojë 130 milionë eurot e parashikuara në klauzolën e lirimit.

Dukej se Osimhen ishte drejt largimit që të dielën, kur u përshëndet me publikun pas stërvitjes, por kjo hipotezë është shuar, me sulmuesin nigerian që pritet të jetë me Napolin edhe në grumbullimin në Castel di Sangro që nis të enjten. Një stanjacion që reflektohet edhe në pozicionin e Romelu Lukakut. Belgu është kaqndidati për të zëvendësuar Osimhen në qendër të sulmit, një zgjedhje me bekimin e Antonio Contes që e ka Lukakun sulmuesin e tij të besuar.

Vetë Lukaku i është premtuar Napolit dhe po pret telefonatën për tu bashkuar me të kaltërit, por duhet që më parë të marrë rrugë cështja Osimhen. Vendimi për tu larguar nga Napoli është marrë prej kohësh, sipas një akordi me presidentin De Laurentiis, i cili ka dhe miratimin e Contes, por transferimi te PSG po has vështirësi. Kjo sepse ndërthuret me shumë elementë. Napoli me të ardhurat e shitjes do të ketë burime të reja për merkaton. PSG do të siguronte një përforcim të planit të parë në skenën botërore në verën e largimit të Mbappe.

Trajneri Luis Enrique e ka nigerianin në krye të listës së dëshirave, por për të konkretizuar transferimin e Osimhen në Paris ka nevojë për të tjera etapa. PSG në fakt do që më parë të kryejë disa operacione në dalje, në veçanti ato të Kolo Muani dhe Goncalo Roamops, që i janë ofruar dhe Napolit por pa marrë sinjale pëlqimi. Në tratativë klubi italian do të donte përfshirjen e Kang-in Lee por koreano jugori nuk është në shitje nga klubi parizien.

Nyja kryesore gjithsesi ka të bëjë me çmimin. De Laurentiis nuk është i gatshëm të bëjë ulje në krahasim me klauzolën, por kohëzgjatja e tratativës është një presion që ta pranojë diçka të tillë. Presidenti i Napoli ka bërë të ditur se mund të pranojë një zbritje nga 130 milionët, por pa zbritur poshtë kuotës 100. Mbetet për t’u parë se cili nga klubet do të përkulet i pari./ D.C