Cristian Shpendi fantastik, shënon dhe kualifikon Cesenën në raundin tjetër të Kupës

Cristian Shpendi vazhdon të jetë në top formë, ndërsa ka gjetur rrugën drejt rrjetës në ndeshjen e “Coppa Italia” mes Cesena-s dhe Verona-s, duke eliminuar këta të fundit.

Cesena fitoi me rezultatin 1-2 dhe kaloi në raundin tjetër, teksa Verona u eliminua në raundin e 1/32-ave.

Shpendi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 49’, duke i dhënë golin e dytë dhe të fitores skuadrës së tij./ D.C