Goditje e dyfishtë në merkato për Manchester United, që kompleton prapavijën me dy futbollistë që pritet të vijnë nga Bayerni i Mynihut. Media britanike bën me dije se “djajtë e kuq” kanë arritur akordin me bavarezët për të transferuar në “Old Trafford” mbrojtësin holandez Mathijs De Ligt dhe anësorin maroken Mazraoui.
Të dy janë kanë qenë prej kohësh nën monitorimin e anglezëve, që do të paguajnë në arkat e Bayernit të Mynihut 45 milionë euro, plus 5 milionë bonuse për De Ligt, si dhe 15 plus 5 bonuse për Mazraoui.
Bavarezët kanë pranuar ofertën dhe pritet që brenda fillimit të javës së ardhshme dy mbrojtësit të vihen në dispozicion të trajnerit Eric Ten Hag, me të cilin kanë punuar edhe te Ajaxi disa sezone më parë./ D.C