Pse nuk u rezistojmë dot thashethemeve? Shkenca ka përgjigjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thashethemet janë kudo. Nga skandalet e fundit të të famshmëve deri te pëshpëritjet për dramat e zyrës, duket se nuk mund të mos tërhiqemi nga informacionet më tërheqëse dhe pikante. Por çfarë fshihet pas kësaj dëshire të pakontrollueshme për t’i dëgjuar dhe shpërndarë thashethemet? Le të zbulojmë psikologjinë që shpjegon pse nuk mund ta përmbajmë veten përballë këtij fenomeni.

1. Përforcimi i lidhjeve sociale

Thashethemet ndihmojnë në forcimin e lidhjeve tona me të tjerët. Ndarja e informacionit të brendshëm ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve dhe krijon një ndjenjë përkatësie. Kur flasim për thashetheme, ne forcojmë lidhjet tona me personat e tjerë dhe rrisim ndjenjën e kuptimit dhe bashkëpunimit.

2. Tërheqja nga “e ndaluara”

Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e ndaluara, apo jo? Thashethemet shpesh përfshijnë informacione private ose të ndjeshme, fakt ky që i bëjnë ato edhe më tërheqëse. Pjesëmarrja në informacione të ndaluara krijon një ndjenjë emocionuese dhe e bën përvojën më të këndshme. Kjo e bën kuriozitetin për të marrë vesh i pari thasheshethemin e fundit të vështirë për t’u shmangur.

3. Avantazh në situata sociale

Thashethemet na ndihmojnë të kuptojmë më mirë dinamikën e shoqërisë. Përmes tyre, ne fitojmë informacion të rëndësishëm për mjedisin social ku jetojmë, duke na ndihmuar të menaxhojmë marrëdhëniet dhe pozitat tona në grupet e ndryshme. Kjo njohuri është e rëndësishme për t’u përshtatur dhe për të pasur sukses në situata sociale. Askujt nuk i bëjnë keq disa “njohuri plus” apo jo?

4. Ndikimi emocional

Kur dëgjojmë thashetheme, ato shpesh shoqërohen me doza emocionesh të forta, si skandal, triumf ose tradhti. Truri ynë reagon më fuqishëm ndaj informacionit emocional sesa ndaj atij neutral. Kjo ndihmon që thashethemet të mbesin të paharrueshme dhe tërheqëse, duke na shtyrë t’i ndajmë me të tjerët.

Lexo edhe :  Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

5. Rritja e statusit social

Angazhimi në thashetheme mund të ndihmojë në përmirësimin e statusit tonë në një grup social. Kur kemi informacion ekskluziv, ne pozicionohemi si “fitues” të statusit, duke krijuar një avantazh për veten. Kjo ndihmon në rritjen e vetëbesimit dhe ndihmon në arritjen e qëllimeve tona sociale.

6. Efekti i shpërndarjes

Thashethemet shpesh përhapen shpejt dhe arrijnë më shumë njerëz se sa ishte planifikuar fillimisht. Ky shpërndarje e gjerë ndihmon në përforcimin e emocionit dhe rëndësisë së informacionit, duke e bërë atë edhe më tërheqës për diskutim dhe ndarje.

7. Shpërqendrimi nga pasiguritë

Kur merremi me thashetheme, ndonjëherë na shërben si një mënyrë për të shmangur pasiguritë dhe problemet tona personale. Përqëndrimi në jetën e të tjerëve na ndihmon të largohemi nga sfidat tona dhe të ndjehemi më mirë duke krahasuar situatën tonë me atë të të tjerëve.

8. Monedha sociale e thashethemeve

Në shumë grupe sociale, thashethemet funksionojnë si një formë “monedhe sociale”. Të kesh informacionin më të fundit e bën dikë më tërheqës dhe më interesant. Kjo “monedhë” përforcon dëshirën për të qenë të përditësuar me lajmet më të fundit dhe për të ndarë informacionin më të ri.

Herën tjetër që ndjeni dëshirën për të ndarë një informacion të ri dhe tërheqës, mos u ndjeni aspak fajtorë – mbani mend se ka një shkencë të thellë që qëndron pas këtij fenomeni./E.Ç

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV