Një turist ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë zhdukur në jug të Islandës pasi akulli u shemb gjatë një vizite që grupi i tyre po bënte në një akullnajë, raportojnë mediat lokale.
Një tjetër u plagos por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Akulli u shemb ndërsa grupi prej 25 personash po vizitonte një shpellë akulli së bashku me një guidë të dielën.
“Kushtet janë shumë të vështira në terren,” tha shefi i policisë lokale Sveinn Kristján Rúnarsson. “Është në akullnajë. Është e vështirë të marrësh pajisje atje… Është keq. Gjithçka po bëhet me dorë.”
Mediat lokale të lajmeve raportuan se 200 njerëz po punonin në operacionin e shpëtimit të dielën./kb