Shqiptarët vazhdojnë çdo ditë e më shumë të rrëmbejnë suksese nëpër botë. Pak rëndësi ka se cilin shtet përfaqësojnë në atë çka ofrojnë, ajo që vlen është fakti se kudo theksohet origjina e tyre.
Atletja paraolimpike italo-shqiptare, Arjola Dedaj ka garuar për Italinë, në lojërat për së gjati për femra T11 në Stade de France më 30 gusht. Ajo mbante vendosur syze në formë fluture ashtu si të gjithë garueset e tjera që mbajnë syze të plota. Gjatë garës ato mbështeten në një udhëzues me si njale audio për t’u orjentuar drejtë tabelës së ngritjes.
Ajo u bë pjesë e sportit të atletikës prej vitit 2012, ku spikati menjëherë me aftësitë e saj në shpejtësi dhe kërcim për së gjati. Më herët Arjola Dedaj ka arritur të fitojë dhe një konkurs në kërcimin e dancit sportiv. Rekordmene në Itali. Ka monopolizuar kategorine T/F11 në tre sezonet e fundit. Një numër i konsiderueshëm medaljeash në kampionate të ndryshme europiane. Muaj të tërë sakrificash të bëra nga ana e saj u kurorëzuan me fitimin e medaljes së arit në lojrat paraolmpike të Londrës. S.B