Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror.
Anglezi u transferua te ‘Blutë e Londrës’ si huazim për sezonin aktual.
https://twitter.com/chelseafc/status/1829958236792832411?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Marrëveshja mes dy klubeve është bërë me obligim blerje të kartonit të lojtarit për 23 milionë euro, që do të thotë se ‘Djajtë e Kuq’ mund të regjistrojnë një humbje prej 50 milionë eurosh.
Është lënë të kuptohet se ky obligim blerje do të bëhet konkret vetëm në rast se Chelsea përfundon mbi pozitën e 14-të në Premier League.
Sky Sports ka raportuar se drejtuesit e Chelseat e panë mundësinë për të nënshkruar me Sanchon si ‘shumë të mirë për ta refuzuar’.
Chelsea ishte në gjendje që të përballonte transferimin e Sanchos pasi lejuan largimin e Raheem Sterling në formë huazimi tek Arsenali./ D.C
https://twitter.com/skysportsnews/status/1829689862737306096?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA