Përplasje me armë mes 2 fiseve në Prishtinë, 1 i vrarë 5 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i vrarë e 5 të plagosur është bilanci i përplasjes me armë të shënuar në orët e vona të së dielës, 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Mediat kosovare shkruajnë se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët.

I vrarë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave, bën të ditur klan kosova. Mësohet se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit, dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), raporton Sinjali.

Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi./e.t

Të fundit

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

E pazakontë në Kinë/ Burri padit farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

Një ngjarje e pazakontë në provincën Guangdong të Kinës ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar ka akuzuar një zinxhir...

Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet me urgjencë

Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të ulet në Bullgari duke u bazuar vetëm te hartat e printuara të aeroportit,...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Në një komunikim të...

Lajme të tjera

Web TV