4 shtator 1912/ Përfundon kryengritja e Përgjithshme shqiptare ndaj Perandorisë Osmane

U zhvillua Kryengritja e Përgjithshme shqiptare ndaj Perandorisë Osmane.

Kryengritja shqiptare e vitit 1912 ishte kryengritje e fundit e shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe zgjati nga janari deri në gusht të vitit 1912. Kryengritja përfundoi, kur qeveria osmane ra dakord për të përmbushur kërkesat e kryengritësve shqiptarë më 4 shtator 1912.

Kryengritja e armatosur do të udhëhiqej nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. Pas përfundimit me sukses të kësaj kryengritjeje, Porta e Lartë e Stambollit u detyrua të ulej në bisedime dhe të plotësonte kushtet e palës shqiptare ku më kryesorja do të ishte Shpallja e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor.

Arsyet kryesore për të gjitha këto kryengritje ishin ndryshimet e futura për shqiptarët nga xhonturqit, duke përfshirë rritjen e taksave, rekrutimin e shqiptarëve në ushtrinë Osmane dhe çarmatimin e popullatës civile shqiptare.

Shqiptarët nuk ishin të vetmit që filluan kryengritjet kundër qeverisë së xhonturqve në këtë periudhë. Kishte kryengritje në Siri dhe në Gadishullin Arabik.

Kalendar

1609 – Eksploruesi Henry Hudson mbërrin me anije në brigjet e Manhatanit. Lumi që rrjedh nga veriu në jug në pjesën lindore të Nju Jorkut u quajt Hudson, për nder të tij.

1781 – Los Anxheles  themelohet nga 44 kolonë spanjollë. Ata e quajtën vendbanimin e tyre te ri; “El Pueblo de Nuestra Señora La Reina de los Angeles de Porciúncola”

1924 – Bashkimi Sovjetik njeh qeverinë e Shqipërisë të kryesuar nga Fan Noli.

1972 – Notari amerikan Mark Spitz bëhet konkurruesi i parë që fiton një herësh shtatë medalje në Lojëjrat Olimpike.

1989 – Në Leipzig, Gjermani, fillojnë për herë të parë demonstratat për legalizimin e grupeve opozitare dhe reforma demokratike.

1998 – Rrjeti internetik Google themelohet nga Larry Page dhe Sergey Brin, dy studentë në Universitetin e Stanfordit, SHBA.