Roma gati për të vendosur bileta për turistët që vizitojnë shatërvanin e Trevit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Romës planifikon të vendosë një tarifë bilete për turistët e huaj që duan të hyjnë në një nga monumentet më të njohura në botë: sheshin ikonik me shatërvanin e famshëm Trevi.

Siç raporton gazeta franceze Le Figaro, bashkia e kryeqytetit italian njoftoi këtë të mërkurë se po shqyrton mundësinë e pagesës së një bilete për të hyrë në monument. Një masë në studim për të luftuar mbiturizmin që prek Qytetin e Përjetshëm.

Alessandro Onorato , përgjegjës për turizmin në bashkinë e Romës, tha se autoritetet planifikojnë gjithashtu të vendosin një kufi qëndrimi për vizitorët e huaj që duan të vizitojnë sheshin mbresëlënës ku ndodhet shatërvani barok.

“Unë do të isha në favor të idesë për të konsideruar një lloj të ri aksesi, kohë të kufizuar dhe me një numër fiks (vizitorësh), me një sistem rezervimi,” tha Onorato për të përditshmen italiane Corriere della Sera.

Shatërvani Trevi është një nga pikat turistike më të njohura në mbarë botën. Kryesisht gjatë verës, një luzmë turistësh rrethojnë kryeveprën e shekullit të 18-të.

Legjenda madje thotë se nëse ndiqni një traditë shumë specifike duke përdorur dorën e djathtë për të hedhur një monedhë mbi supin tuaj të majtë, atëherë do të ktheheni në Romë në një moment të jetës tuaj.

Kjo traditë ka vazhduar për qindra vjet me vizitorët që shprehin një dëshirë përpara se të hedhin një monedhë në shatërvan.

Paratë mblidhen dy herë në javë dhe monedhat shkojnë për bamirësi siç tregohet nga tabelat rreth shatërvanit./kb

Të fundit

Gjërat që një nënë duhet t’i bëjë çdo ditë me fëmijët e saj

Vajza ime është një përqafuese e madhe. Edhe pse ajo është në shkollën e mesme, shpesh m’i zgjat krahët...

“Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali takime në qarkun e Elbasanit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” vijoi sot takimet në qarkun e Elbasanit. Spiropali diskutoi me Kryetarin e Bashkisë...

Shtëpia e Bardhë ndalon grantet dhe huatë federale

Presidenti i SHBA Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistenca të tjera federale, sipas një memorandumi të qeverisë të zbuluar nga CBS News. Në...

Euro fiton terren në kursin e këmbimit, arrin nivelin një vlerë të lartë

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Parandalon kancerin/ Ja disa nga përfitimet që sjell konsumimi i çajit jeshil

Çaji jeshil është shumë i domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Ai mund të na ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i...

Lajme të tjera

Web TV