Real Madrid gjen rrugën e fitoreve dhe triumfon pastër në transfertën e Sociedad

Real Madrid ka marrë tre pikët e radhës, kësaj radhe në transfertën e vështirë përballë Real Sociedad.

Sfida nisi keq për “Los Blancos”, të cilët u detyruan të zëvendësonin Brahim Diaz që në minutën e 25’, ku në vend të marokenit u fut Rodrygo.

Gjithsesi pjesa e dytë foli më mirë për kampionët e Europës, të cilët kaluan në avantazh falë një penalltie në minutën e 58’ që u shndërrua në gol nga Vinicius.

Në të 75’, një tjetër penallti u akordua për madrilenët, që kësaj radhe u shndërrua në gol nga francezi Mbappe, duke siguruar tre pikët e radhës në misionin për të ruajtur titullin kampion.

Kështu Reali shkon në kuotën e 11 pikëve, një më pak se Barcelona krytesuese, e cila gjithashtu është një ndeshje më pak./ D.C