Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ftesa e anglezëve, Rama: Italia ka ekskluzivitetin për azilkërkuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se marrëveshja me Italinë për azilkërkuesve që do të qëndrojnë në Gjadër është unike dhe nuk do të zgjerohet për vendet e tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi se Shqipëria nuk do të pranojë marrëveshje të tjera me shtete të ndryshme për strehimin e azilkërkuesve, përveç marrëveshjes ekzistuese me Italinë. Sipas Ramës, kjo marrëveshje është një akt solidariteti i bazuar në “dashuri të pakushtëzuar” ndaj fqinjit të tyre përtej Adriatikut. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur qeveria britanike ka shprehur interes për modelin e bashkëpunimit Shqipëri-Itali, me kryeministrin britanik Keir Starmer duke u takuar me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për të diskutuar skemat e azilit. Megjithatë, Rama paralajmëroi se nuk ka vend për zgjerime të tjera të këtij partneriteti. “Ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi një marrëdhënie të veçantë. Marrëveshja jonë është ekskluzive dhe nuk do të zgjerohet,” tha Rama, duke nënvizuar se kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje tregtare për të përfituar politikisht, por një akt përgjegjësie si fqinjë dhe evropianë. Në një intervitë për emisionin “Piazza Pulita” në televizionin Italian La7, kryeministri iu përgjigj një sërë pyetjesh kryesisht për çështjen e refugjatëve. “Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë kosto. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia”, tha Rama. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, e arritur në nëntor të vitit të kaluar, ka një afat pesëvjeçar dhe parashikon që emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane të transferohen në qendrat e pritjes pranë portit shqiptar të Shëngjinit. Aty, kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare do të përpunohen nga personeli italian, ndërsa Shqipëria do të ofrojë infrastrukturën e nevojshme. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria është duke përfunduar hapjen e një qendre të re pritjeje në Gjadër, një kamp modern i ndërtuar pranë Shëngjinit, ku emigrantët do të akomodohen përkohësisht. Ky kamp ka kapacitet për disa qindra persona dhe ofron kushte bazë për strehimin e emigrantëve, ndërsa aplikimet e tyre shqyrtohen nga autoritetet italiane. Ky hap pritet të ulë presionin mbi sistemin italian të emigracionit, ndërsa Shqipëria bëhet një partner strategjik për menaxhimin e fluksit të azilkërkuesve. Megjithatë, Rama hodhi poshtë idetë se marrëveshja ishte një “quid pro quo” për mbështetjen italiane në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Ne vendosëm ta bëjmë këtë bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë dhe si evropianë. Nuk është një marrëveshje për përfitime, por për të ndihmuar njëri-tjetrin,” deklaroi kryeministri shqiptar.

Të fundit

Serbia tregon “muskujt”, nxjerr tanket dhe avionët/ Vuçiç në ekstazë (FOTO)

“Unë njoh 15 vende që së bashku kanë aq tanke sa ka ushtria jonë”. Këtë fjali përdori Presidenti Aleksandër Vuçiç...

Trajnerë personalë, jahte dhe avionë privatë/ Jeta sekrete e dy djemve të Putinit

Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai, e presidentit rus, Vladimir Putin,...

Mbytja e Titanit, nëndetësja ka pasur probleme disa ditë para udhëtimit

Nëndetëses Titan iu desh të ndërpriste një zhytje vetëm disa ditë përpara shpërthimit që vrau pesë pasagjerët e saj ndërsa eksploronin rrënojat e Titanikut,...

Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Mesazhi i Begaj: Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës

Presidenti Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, u shpreh se po jetojmë në një botë të trazuar ku konfliktet përbëjnë rrezik serioz për...

Sot luhet derbi, Policia del me masat e ashpra

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve...

Lajme të tjera

Web TV