Dita e fundit e shtatorit ishte dita e parë e Vangjel Tavos në krye të bashkisë Himarë.
Fill pas betimit ai iu drejtua zyrës së tij ku zhvilloi një takim të shkurtër me administratën e bashkisë. Më pas doli në terren ku e para punë ishte takimi me operatorët turistikë për të mësuar mbi ecurinë dhe problematikat e sezonit që në Himarë nuk është mbyllur ende.
Tavo u shpreh se nën drejtimin e tij prioritet do të kenë projektet infrastrukturore por edhe çështja e pronave që siç tha është drejt zgjidhjes.
Prej majit të vitit të shkuar Himara përjetoi një situatë të paprecedentë ky dy kryetarë të saj përfunduan pas hekurave, njëri për krime zgjedhore e tjetri për abuzim me detyrën. Me zgjedhjen e Tavos banorët shpresojnë qëndrueshmëri e zhvillim për qytetin në jug të vendit./ kb