Kreditë konsumatore: Duhet të jepen në mënyrë digjitale në Shqipëri, si Europë e Amerikë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohët e sotme rehatia dhe shpejtësia janë thelbësore në ofrimin e shërbimeve financiare, të paktën në vende të zhvilluara si Amerika apo vendet e Bashkimit Evropian. Nëse mendja e një konsumatori në fillim shkon tek shërbime si ato të pagesave dhe transfertave, e njëjta gjë prej kohësh ndodh edhe kur vjen puna për të marrë një pale atlete me këste nëpërmjet një kredie të vogël konsumatore. Website-t e rrjeteve të mëdha të dyqaneve, por edhe ato të dyqaneve online më të vogla, ofrojnë blerjen me 3-5 këste të produktit të tyre nëpërmjet një procesi krejtësisht digjital, pra nga smartphone dhe 24/7.

Po në Shqipëri si është gjendja? Nga vëzhgimi ynë shumë pak biznese ofrojnë në websitet e tyre blerjen me këste të produkteve, por lajmi i mirë është që ky numër sa vjen dhe po zgjerohet e shtyrë nga kërkesat e brezave më të reja për online shopping, si dhe nga qasjet inovatore të pak institucioneve financiare që e ofrojnë këtë shërbim.

Përgjegjësia e të gjithë aktorëve të tregut që kanë në dorë zhvillimin ose jo të blerjeve online dhe ofrimit të kreditimit brenda platformave të blerjeve online varion nga rregullatorët e deri tek klienti fundor. Secili duhet të bëje pjesën e vet në mënyrë që jo vetëm ta kufizojë konceptin e “webshop” dhe “Bli Tani Paguaj më Vonë” por ta nxisë atë si një nga kontributorët në rritjen e konsumit, pagimin e taksave dhe kënaqësinë konsumatore.

Kreditë e vogla konsumatore duhet të jenë të aksesueshme shpejt, pa mundim dhe në mënyrë dixhitale – ashtu siç kanë qenë prej vitesh në Evropë, Amerikë dhe tregje të tjera të zhvilluara. Megjithatë, për habi, vihen re disa perspektiva qe e shohin këtë lehtësi të aksesit ne financim si negative. Ndërsa shumë vende e matin progresin me atë se sa e thjeshtë dhe e shpejte është që konsumatorët të kenë akses në financim, vihet re qe shpesh promovohet mentaliteti i kundërt.

Lexo edhe :  Shpërblim për policët/ Qasje pozitive e qeverisë, bonuset ‘pasojë’ e rritjes ekonomike

Në shumicën e ekonomive të zhvilluara, institucionet financiare janë të lidhura në kohë reale me bazat e të dhënave kombëtare, duke i lejuar ata të marrin informacionin e nevojshëm – si të dhënat e të ardhurave – në çast, dhe gjithçka me pëlqimin e klientit. Kjo thjeshton të gjithë procesin e miratimit të kredisë, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më efikas.

Të fundit

Mbi 700 mijë turistë për një vit/ Gjirokastra, destinacioni i të huajve

Në këtë periudhë të festave të fundvitit Gjirokastra e gurtë është kthyer në një destinacion turistik të preferuar për...

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e internetit “Nature" ka bërë një...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm...

Mjafton një filxhan në ditë! Ky çaj shkrin dhjamin e barkut dhe permirëson memorien

Ai është pirë në Kinë për më shumë se 5000 vjet, dhe së fundmi çaji jeshil është bërë i njohur edhe këtu, për shkak...

Lajme të tjera

Web TV