Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A.
Një pjesë e parë me të vërtetë e “çmendur”, e cila nuk këshillohet për njerëzit që kanë probleme me zemrën.
Kean shpërdoroi një mundësi ideale në të 22-tën minutë. Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar dëm këtë shans.
Skuadra vjollcë mori epërsinë në minutën e 35-të. Ishte një ish si Adli që mposhti Maignan.
Portieri i Fiores, De Gea bëri heroin në fundin e fraksionit, duke i pritur një penallti Theo Hernandezit.
Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Abraham mund të vendoste ekuilibrat, nëse do tregohej më i saktë.
Besojeni ose jo por Abraham gaboi nga penalltia në minutën e 56-të.