Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi shoqërinë izraelite. Por çështja e pengjeve të Hamasit ka rihapur përçarjet e vjetra.

Në shumë nga rrokaqiejt e Tel Avivit sheh flamurin izraelit dhe dy fjalë hebraike: “Beyachad Nenatze’ach” – “Së bashku do të fitojmë”.

Por një vështrim më nga afër të zbulon një pamje tjetër në rrugët e metropolit ekonomik dhe kulturor të Izraelit: Nga njëra anë posterat nga të afërmit e pengjeve të Hamasit, të cilët kërkojnë një marrëveshje që do t’i sjellë të dashurit e tyre në shtëpi – edhe nëse kjo do të nënkuptonte fundin e luftës kundër Hamasit. Në anën tjetër sheh fotografi të ushtarëve të rënë me thirrjen për të vazhduar luftën deri në “fitoren e plotë”.

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

Ky kontrast është simbolik për ndarjen brenda shoqërisë izraelite. Bëhet fjalë për pyetjen që e trondit vendin në themelet e veta: A ia vlen t’i japë fund luftës kthimi i pengjeve?

Një shoqëri në gjendje shoku

Çarjet në shoqërinë izraelite ishin të dukshme në muajt që para sulmit terrorist më 7 tetor 2023. Prej muajsh kishte protesta kundër reformave në drejtësi që qeveria religjioze e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu donte t’i zbatonte.

Më pas erdhën luftëtarët e Hamasit nga kufiri me Rripin e Gazës, dhe vranë rreth 1200 njerëz, pothuajse të gjithë civilë dhe rrëmbyen më shumë se 250 pengje. Hamasi islamist, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, kategorizohet si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja dhe vende të tjera si dhe BE-ja.

Pas sulmit terrorist, shoqëria izraelite fillimisht ishte në shok të plotë. Shumë vetë mendonin se qeveria e tyre nuk ishte në gjendje të përballonte krizën dhe jo pak civilë donin ta merrnin situatën vetë në dorë. Ata krijuan qendra emergjente civile që organizuan gjithçka. Nga dhurimi i parave për pajisjet luftarake të ushtarëve, te rregullimi i hoteleve dhe strehimit për mijëra të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërmjetësimi i punëtorëve të fushave bujqësore për të zëvendësuar punëtorët emigrantë që ikën për shkak të luftës. Në një farë mënyre, shoqëria civile dhe iniciativat private duket sikur morën rolin e qeverisë. Dhe nganjëherë të krijohej përshtypja, se ata ishin të vetmit që e mbanin vendin në funksionim.

Përçarje e hidhur në Izrael

Një vit më vonë, nuk ka mbetur shumë nga ajo frymë e unitetit në shoqëri. Përçarjet e vjetra janë hapur sërish: kërkesa për lirimin e pengjeve tashmë është bërë sinonim i refuzimit të politikës së luftës të qeverisë. Edhe fyerjet ndaj familjarëve të pengjeve tashmë janë të zakonshme – si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugë. Ka pasur edhe sulme fizike. Fjala që zgjedhin shumë njerëz është “Smolanim”, që do të thotë diçka si “majtist” e cila është konsideruar prej kohësh si fyerje në shumë pjesë të shoqërisë izraelite.

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

Sipas shumë mbështetësve të qeverisë së djathtë të Izraelit, fushata që bëhet për lirimin e pengjeve është në dorë të atyre pjesëve të shoqërisë izraelite që duan të rrëzojnë qeverinë aktuale. Ata i sulmojnë ashpër njerëz si Gil Dickmann. I afërmi i pengut Carmel Gat, i cili u vra në gusht 2024, është një figurë e njohur në fushatën e familjeve të pengjeve. Dickmann thotë, se në rrjetet sociale për shkak të qëndrimeve të tij ai është bërë madje përgjegjës për vrasjen e kushëririt të tij.

Lexo edhe :  Bomba amerikane e LIIB shpërthen në aeroportin japonez, merren masat urgjente

Shumë kundërshtarë të familjeve të pengjeve argumentojnë se fushata për lirimin e të afërmve të tyre forcon pozicionin negociues të Hamasit me Izraelin. Por Dickmann, nga ana tjetër, beson se argumente të tilla i shërbejnë vetëm një njeriu: kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Për çfarë mund të arrihet ujdi?

Shmuel Rosner është një studiues opinioni dhe gazetar në Korporatën e Transmetimeve Publike të Izraelit. Në podkastin e tij, Rosner flet për të ashtuquajturën “sferë të ujdisë”, ku i referohet kryq emëruesit të përbashkët çështjeve themelore mbi të cilat drejtimet e ndryshme politike të Izraelit ende mund të bien dakord me njeri-tjetrin.

Këta elementë përbashkësie kanë ndryshuar nga 7 tetori, shprehet Rosner. “Nga njëra anë, ka çështje që nuk vihen në diskutim tani, si për shembull prania e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.” Ndërkohë që pushtimi prej dekadash i Bregut Perëndimor, i cili konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, shihet tani si i nevojshëm nga një pjesë më e madhe e izraelitëve sesa përpara sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

Nga ana tjetër, thekson Rosner, lufta bëri që grupeve radikale në shoqërinë izraelite t’iu jepet mundësia për të legjitimuar idetë që më parë ishin tabu. Si shembull koncepti i ashtuquajtur “transferim” – që nënkupton dëbimin me forcë të palestinezëve nga e gjithë zona nga Jordani në Mesdhe. “Ide të tilla dikur ishin në periferi të shoqërisë izraelite, por tani shihet si legjitime të flitet për to”, shprehet Rosner. Rezultati është rikthimi i konflikteve që shumë izraelitë mendonin se ishin kapërcyer. “Kjo e bën më të vështirë arritjen e një emëruesi të përbashkët.”

Një vit pas sulmit më të tmerrshëm terrorist në historinë e Izraelit dhe më pas luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës, ende shumë pengje mbahen nga Hamasi, dhjetëra mijëra që ende nuk kthehen në shtëpitë e tyre në veri të vendit, dhe tani një luftë me Hezbollahun në Liban që duket e pashmangshme shtrohet pyetja: a ndihen më të sigurt izraelitët duke parë se si qeveria e tyre po e trajton këtë situatë?

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

Një studim i shtatorit 2024 nga Instituti Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare (INSS) arrin në përfundimin e kundërt. Sipas sondazhit, 31 për qind e izraelitëve kanë një ndjenjë sigurie “të ulët” ose “shumë të ulët”, vetëm 21 për qind thanë se ndjenja e tyre e sigurisë është “e lartë” ose “shumë e lartë”.

Numri i izraelitëve që lenë vendi ishte në rritje që para 7 tetorit. Tani statistikat zyrtare nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit (ICBS) tregojnë se më shumë izraelitë u larguan nga vendi në vitin 2023 sesa në 2022-n. Sipas shifrave paraprake për vitin 2024, ky numër ka vazhduar të rritet.

Në këtë situatë të ndezur debatesh e mesazh politike, në rrugët e Tel Avivit sheh gjithashtu stikera më të vegjël dhe më pak të dukshëm me fytyra, emra dhe histori. Janë fytyrat e të vrarëve më 7 tetor ose gjatë luftës në Gaza. Historitë e tyre ndoshta mund të jenë gjëja e fundit që i mbetet shoqërisë izraelite për t’u bashkuar.e.t

Të fundit

A na sëmur vërtet vetmia?

Vetmia na sëmur: një deklaratë e cila deri më tani është konfirmuar nga disa studime sipas të cilave mungesa e...

Milingonat, mbretëreshat kanibale, hanë larva të sëmura për të shpëtuar koloninë

Jeta e një milingone mbretëreshë mund të duket e gjithë dielli dhe ylberi. Ndërsa punëtorët punojnë në fole dhe marrin ushqim, dhe ushtarët mbrojnë sigurinë e...

Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit?

Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi shoqërinë izraelite. Por çështja e pengjeve...

Cila është koha më e keqe e ditës?

Koha më e keqe e ditës korrespondon me një kohë specifike: pesë në mëngjes. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe Dartmouth Health, një rrjet i objekteve dhe shërbimeve...

Cilat janë iluzionet më të shpeshta në botë

Një analizë e publikuar në Clinical Psychology Review shqyrtoi 123 studime për të përcaktuar se cilat ishin iluzionet më të zakonshme në botë dhe nëse ato ndikoheshin...

Lajme të tjera

Web TV