9.7 milionë turistë në periudhën Janar-Shtator/ Balluku: 2025 sezon edhe më i fuqishëm

Në mbyllje të sezonit turistik, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku deklaroi se viti 2024 ka qenë për tu mbajtur mend s ai përket fluksit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.

Balluku u shpreh se në vetëm 9 muaj, në periudhën  Janar-Shtator në Shqipëri kanë hyrë 9.7 milionë turistë.

Balluku theksoi se viti 2025 do të jetë edhe më i fuqishëm.

“Turizmi sot kap çdo cep të Shqipërisë. Nuk kemi qenë të përgatitur për numrin e lartë të vizitorëve.

Vetëm në 9 muaj nga 1 janari deri në 30 shtator rreth më shumë se 50% pasagjerë në aeroportin e Rinasit.

2024 ka qenë sezon turistik për t’u mbajtur mend, 2025 do të jetë sezoni më i fuqishëm”, ka deklaruar Balluku./   S.M