Liga e Kombeve ka vijuar me sfidat e saj mbrëmjen e sotme, ku emra të mëdhenj europianë zbritën në fushën e lojës.
Gjermania ka mundur me rezultatin 1-0 Holandën në një “klasike europiane” të luajtur në Mynih, ku vendosi goli i debutuesit Leweling në minutën e 63’, duke ruajtur kreun e Grupit A3 me 10 pikë.
Në Grupin A2 Franca arriti një fitore të vuajtur përballë Belgjikës në transfertë me rezultatin 1-2, teksa “Gjelat” u detyruan ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Tchouamenit në minutën e 76’. Po në këtë grup, Italia arriti një fitore me “poker” brenda në shtëpi përballë Izraelit, duke qëndruar në krye të grupit.
Në Ligën B, Ukraina barazoi me Çekinë, duke mbajtur të hapur garën në Grupin B1, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Në Grupin B4, Turqia mundi me përmbysje Islandën me rezultatin 4-0, ndërsa Uellsi fitoi minimalisht përballë Malit të Zi.
Në Ligën C, Sllovakia triumfoi në transfertë me Azerbajxhanin 1-3, ndërsa Suedia ruan renditjen në Grupin C1 pasi fitoi 0-3 përballë Estonisë./ D.C