Vendimi/ Rriten pagat e ushtrakëve, kategoritë që përfitojnë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e Forcës Detare, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë do të marrin një shtesë të re mbi pagën, bazuar në një vendim të zbardhur nga Këshilli i Ministrave. Rrogat rriten nga 18000 mijë lekë deri në 40000.

Qeveria Shqiptare ka menduar sërish për uniformën ushtarake ku nëpërmjet trajtimit financiar për efektivët dhe shërbimin në FA synon të forcojë motivimin dhe tërheqjen e rinisë në radhët e ushtrisë. Kryeministri ka miratuar një vendim të ri që parashikon rritjen e trajtimit financiar për disa kategori të Forcave të Armatosura. Ky vendim synon të mbështesë dhe motive efektivët e forcave speciale, si dhe ata që shërbejnë në sektorë të ndryshëm të mjekësisë dhe sigurisë. Në këtë kontekst, efektivët e Forcave Speciale do të kenë një shtesë mbi pagën e tyre deri në 40,000 lekë në muaj. Po ashtu, Forcat Komando do të përfitojnë një rritje deri në 30,000 lekë në muaj. Një grup i rëndësishëm përfituesish përfshin efektivët e kërkim-shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30,000 lekë shtesë mbi pagën. Po ashtu, efektivët që merren me asgjësimin e mjeteve shpërthyese, si dhe ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, do të përfitojnë deri në 25,000 lekë shtesë në muaj. Efektivët e Policisë Ushtarake gjithashtu do të gëzojnë një trajtim financiar shtesë deri në 25,000 lekë. Një kategori e veçantë përfshin mjekët dhe infermierët që shërbejnë në Forcat e Armatosura. Mjekët do të përfitojnë një shtesë deri në 25,000 lekë, ndërsa infermierët do të kenë një rritje deri në 18,000 lekë mbi pagën e tyre. Ministria e Mbrojtjes thekson se përmirësimi i trajtimit financiar ka si qëllim rritjen e motivimit të efektivëve aktualë dhe njëkohësisht nxitjen e rinisë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilat ofrojnë karrierë dinjitoze dhe mundësi për të ardhura më të mira. Kjo rritje është një hap pozitiv në përpjekjet për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes dhe për të siguruar një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët. Qeveria për të gjithë adminitsratën bëri edhe një rritje pake në muajin korrik ku rritja ishte më shumë se 8000 mijë lek të reja për punonjës që mbante pozicionin e specialistit.

Lexo edhe :  Sejko: Mbiçmimi i lekut reflekton rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave

Rritja e pagave në FA

  • Efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;
  • Forcat Komando 30000 lekë në muaj;
  • Ektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;
  • Efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal – EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;
  • Ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj;
  • Ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;
  • Mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

 

Të fundit

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV