Bizneset greke duan Shqipërinë, synojnë energjinë dhe turizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërmarrjet greke kërkojnë të zgjerohen edhe në Shqipëri. Dhomat e Tregtisë që operojnë në dy vendet po lidhin ura bashkëpunimi për të shkëmbyer ide dhe mundësi investimi.

Greqia e ka humbur pozitën e saj si investitor i madh në Shqipëri. Deri në vitin 2017, bizneset me kapital grek investonin deri në 1 miliard euro, por që nga dekada e kaluar, stoku ka rënë rreth 80%. Largimi i disa kompanive që operonin në sektorët e bankingut dhe telekomunikacionit ka ndikuar në këtë rezultat.

Megjithatë, tashmë interesi është rikthyer dhe shumë sipërmarrje nga vendi fqinj dëshirojnë të zgjerohen në vendin tonë, kryesisht në fusha si turizmi, energjia, ushqimi dhe ndërtimi.

Ky bashkëpunim është diskutuar edhe në një forum të mbajtur në Tiranë, ku Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar të ngrejnë ura të reja bashkëpunimi.

Kompanitë greke kanë qenë ndër të parat që kanë investuar në Shqipëri pas viteve ’90. Por kriza financiare globale, që nxori në pah problemet e borxhit të Greqisë dekadën e kaluar, detyroi shumë kompani të tërhiqen nga tregje kryesisht të vogla, për të reduktuar shpenzimet./      S.M

Të fundit

Lobimi i Berishës, avokati Beqiri: LaCivita mori 50 mln dollarë, Manaforti 20 mln

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën është...

Votimi elektronik, KQZ del në rrugë, nis testimin e pajisjeve

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve elektronike që do të përdoren në parlamentaret e 11 majit, duke trajnuar njëkohësisht edhe qytetarët...

KLP mblidhet për garën në Byronë Kombëtare, shefja Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë

Lufta e ftohtë që po ndodh brenda godinës së qelqtë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të zbresë këtë të martë në...

Dështimi i merkatos së Bayern do të shitet, Rummenigge pret 40 mln euro prej tij

Bayern e ka ndarë mendjen për merkaton e verës. Lojtari i parë që do të shitet do të jetë Joao Palhinha. Mesfushori ka dështuar...

11 maji, testohen pajisjet për identifikimin, KQZ garanton: Nuk ka shans për probleme

KQZ zotohet që në 11 maj, të mos shohim më problemet e zgjedhjeve të shkuara, ku shumë qendra votimi, përfshirë dhe atë ku votoi...

Lajme të tjera

Web TV