Pas përmbytjeve vdekjeprurëse me qindra viktima, ndodh mrekullia në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shiu i rrëmbyeshëm të hënën shkaktoi përmbytje të mëdha, duke shkatërruar ura dhe duke mbuluar qytete të tëra me baltë. Shumë komunitete u ndërprenë pa ujë, ushqim apo energji elektrike.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez urdhëroi të shtunën 5000 ushtarë dhe policë shtesë të dërgohen në Valencia pas kritikave të rënda të autoriteteve lokale për reagimin e tyre ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse. Të paktën 211 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumica e viktimave ndodhen në Valencia dhe zonat përreth.

Shiu i rrëmbyeshëm të hënën shkaktoi përmbytje të mëdha, duke shkatërruar ura dhe duke mbuluar qytete të tëra me baltë. Shumë komunitete u ndërprenë pa ujë, ushqim apo energji elektrike.

Kryeministri spanjoll e cilësoi këtë mobilizim si operacionin më të madh emergjent në Spanjë në kohë paqeje, duke theksuar se këto përmbytje janë ndër më të këqijat që Evropa ka përjetuar këtë shekull. Ata kërkojnë të zhdukur në bodrumet e përmbytura.

Në të njëjtën kohë, ekipe speciale në aktivitete nënujore po marrin pjesë në përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur në zonat e prekura. Madje, u publikuan video që shfaqnin këto grupe në bodrumet e ndërtesave të përmbytura. Në të njëjtën kohë, siç u bë e ditur, pas tre ditësh të bllokuar brenda makinës së saj, një grua u shpëtua nga një nënkalim i përmbytur në zonën Benetússer të Valencias.

Incidenti i cilësuar si një “mrekulli”, ka prekur komunitetin lokal, ndërsa tuneli në të cilin u gjet gruaja lidh Benetússer-in me Alfafar, dy zona të prekura keq nga stuhitë e fundit. Gazeta Las Provincias raporton se sapo shpëtimi përfundoi, gruaja u dërgua në spital për ndihmën e parë./K.B

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV