Çmimi i Madh i Brazilit në Formula 1 i këtij sezoni do të kujtohet gjatë, pasi ka qenë një nga garat më të çmendura të viteve të fundit. Një garë ku ndodhi gjithçka duke filluar nga përplasjet, daljet nga pista, flamuj të kuq, makina sigurie, ndryshimet e kushteve atmosferike dhe padyshim, përmbysjen e plotë të situatës dhe parashikimeve para fillimit të garës. Dhe në fund, fituesi i vetëm mund të quhet Maks Vershtapen.
Holandezi i Red Bull, në vështirësi të dukshme në garën për titull dhe që nisej nga vendi i 17-të, ia ka dalë të triumfojë mes kaosit falë dhuratave të njëpasnjëshme të kundërshtarëve, por edhe fatit që ka qenë në krahun e tij sot, duke i dhënë fund një serie prej 10 garash pa praninë në podium. Kjo, e kombinuar me vendin e gjashtë të Maks Vershtapen, ka bërë që holandezi të rifitojë përsëri një distancë sigurie në kryesimin e kampionatit.
Gara filloi menjëherë me kaos, pasi Stroll humbi kontrollin e makinës që në xhiron e nxemjes, duke bërë që të shtyhej starti i garës. Në ndezjen e semaforëve, Rasëll kaloi Norris, i cili u vu në ndjekje të rivalit të tij, ndërsa Vershtapen i nisur thuajse nga fundi, kalonte njëri pas tjetrit pilotët që kishte përpara.
