Gatuhet flija me saç 2 metra në Prizren, burrat kërkojnë të vendosin rekord

Në Kosovë është gatuar një fli me diametër dy metra, e që është hera e parë me këtë madhësi. Pjekur në saç, flija gjigante mbetet një ndër karakteristikat më të veçanta të “Darkës së Lamës”, e cila organizohet nga banorët e fshatit Gjonaj në Has të Prizrenit.

Ndryshe nga herët të tjera kuzhinierë janë burrat e fshatit, jo gratë.  Ramadan Totaj dhe Zekë Osmanollaj tregojne sekretin e brumit të flisë hasjane, ndërsa Haziz Hodaj, kryetar i shoqatës “Malësori” flet për traditat hasjane.

Saçi dhe tepsia janë punuar qysh para një viti nga Ramadan Totaj e Zekë Osmanollaj, të cilët e punuan me mjeshtëri enkas për festën “Darka e Lamës”.

Për ta gatuar këtë fli, u deshën rreth 4 orë nderkohe që është duke shikuar mundësia për të aplikuar për Librin Guinness, për shkak të madhësisë së saj.

Flija u nda për të pranishmit në festën që simbolizon bereqetin hasjan, e cila u organizua gjatë fundjavës./e.t