Analisti Frrok Çupi, i ftuar në studion e ‘Real Story’ u shpreh se Sali Berisha nuk mund të vijë në pushtet për shkak të shumë mangësive të tij.
Sipas analistit, Berisha njihet si ai që shkatërroi një brez dhe që rrezikon të vuajë 4-12 vjet burg me çështjen e Partizanit, por njëkohësisht dhe me disa cështje të tjera që po hetohet.
“Mungon besimi që Sali Berisha është i ndershëm , kishte një shtëpi në Brakë, vishej mirë herë pas here, mbante njerëzit e George Soros. Kishte probleme në parullë si psh të zbatohet kanuni etj. Mashtroi me firmat piramidale që e rrënuan vendin tonë. Në raport me Shba dhe perëndimin, u caktua me gisht që është i rrezikshëm. Dhe e fundit nuk ka popullin e vet, nuk e njeh njeri, e njohin si Berisha që shkatërroi një brez.
Të rinjtë e Shqipërisë që kanë tjetër jetë, i përkasin Inteligjencës Artificiale, Tiktokut, pjesa e kultivuar e Shqipërisë kur i afrohen mendimit që Sali Berisha mund të jetë prapë një gjë për të sunduar Shqipërinë, tmerrohen.
Sali Berisha nuk ka kohë fizike, mungon sepse do të paraqitet në gjykatë për Partizanin, por njerëzit thonë që dënimi minimal do të jetë 4 vjet dhe 12 vjet maksimumi. Po hapet 21 Janari ku është i dyshuari kryesor, Gërdeci, vrasjet në Tropojë. “ – u shpreh ai./e.t