Tronditet Kalifornia! Godet tërmeti me magnitudë 7.0 i shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi brigjet e Kalifornisë Veriore të enjten në mëngjes, rreth 40 milje në perëndim të komunitetit Petrolia, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

CNN raporton se ka paralajmërime për cunami në vijën bregdetare të Kalifornisë dhe Oregonit, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit të Tsunamit.

Ende nuk dihen pasojat e këtij tërmeti./K.B