Kryeministri i ri i Sirisë bën thirrje për stabilitet dhe qetësi

Rebelët e Sirisë kanë marrë në dorë pushtetin pas rrëzimit të Bashar Al Assad, duke emëruar menjëherë pasardhësin e tij.

Mohammad al-Bashir do të jetë kryeministri i ri i Sirisë, i cili përmes një fjalimi të shkurtër në televizionin shtetëror njoftoi se kishte takuar anëtarët e qeverisë kalimtare dhe regjimit të rrëzuar, ku sqaroi se do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 1 mars të vitit 2025.

Në një thirrje drejtuar popullit të tij, ai e bëri të qartë se tashmë ka ardhur koha që sirianët të fitojnë qetësinë  munguar, duke premtuar stabilitet.