Jo gjithçka do të blihet me para në dorë, çdo blerje mbi 700 euro të bëhet përmes bankave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumëçka sot mund të blihet me para në dorë nga qytetarët, duke filluar nga produktet nëpër dyqane deri tek pasuri të paluajtshme si apartamentet apo makinat! Por prej 2026, qeveria synon ta kufizojë këtë fenomen.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, Ministria e Financave thotë se përtej caktimit të një tavani që kufizon pagesat me lekë në dorë për qytetarët, do të ulet edhe tavani që ekziston aktualisht për bizneset që është në vlerën 150 mijë lekë, pra do të jetë një vlerë më e ulët.

Burime nga Shoqata e Bankave thonë se propozimi i tyre është që tavani i lejuar i pagesave me para në dorë të jetë 700 euro si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Sipas tyre shembull janë edhe vendet e rajonit që e kanë të kufizuar deri në 500 euro, si Maqedonia e Veriut.

Sipas Shoqatës së Bankave, kufizimi i pagesave në cash, duhet të shoqërohet edhe me zhvillim të fortë të “instant payment” – pagesa të shpejta elektronike përmes llogarive bankare.

Këto masa do ndërmerren për shkak se përdorimi i parasë fizike mbetet ende mbizotërues në ekonominë shqiptare. Deri në fund të tetorit jashtë bankave qarkullonin 4 miliardë euro duke u rritur me afro 75 milionë euro krahasuar me dhjetorin e 2023-shit.

Në Strategji evidentohet gjithashtu fakti se pagesat fizike, përdoren si alternativë për të fshehur burimin jo të ligjshëm të të ardhurave.

“Burimi i parave cash, nëse një individ ka një të ardhur 80 mijë lek në muaj dhe shpenzon 200 mijë lek në muaj, pra jashtë burimit të ligjshëm, logjikisht që këtë diferencë e ka të krijuar nga burime të paligjshme”, është një nga shkaqet e evidentuara në strategji.

Lexo edhe :  Dollari dhe paundi rënie drastike brenda pak ditësh/ Kursi i këmbimit, 7 Mars 2025

Kjo “traditë” e pagesave me lekë në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar./   S,M

Të fundit

Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare, e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e...

Pirja e duhanit plakë lëkurën

Tymi i duhanit është njëri ndër shkaktarët për zverdhjen e gishtave dhe thonjve, plakjes së lëkurës dhe rrudhave të rritura. Shumë duhanpirës kanë thonjtë dhe...

Rreth 7.5 mln euro!/ Celibashi zbulon sa është kostoja e votës së diasporës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët ka zbuluar se sa është kostoja e votës së diasporës. "Kosto e shtuar e votimit nga jashtë...

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi. Del nga shkolla, humb fëmija 10 vjeç. Prindërit të shqetësuar....

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Seanca në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë është shturë për datën 12 mars. Shkak është bërë mungesa e tagrit ligjor të...

Lajme të tjera

Web TV