Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024–2025. Ky vendim synon të mbështesë financiarisht nxënësit që ndjekin arsimin bazë dhe të mesëm në institucionet arsimore publike të kryeqytetit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin dhe edukimin e tyre.

“Për sa përket solidaritetit dhe bursave, është në nderin e Bashkisë së Tiranës dhe këtij Këshilli Bashkiak, që jep 2500 bursa ekselentëve, për çunat e gocat me 10-a. Duam ta vijojmë këtë ritëm dhe dua të falenderoj të gjithë nxënësit e shkëlqyer. Të gjithë i kemi njësoj, por ata që bëjnë një përpjekje ekstra të veçantë, janë krenari për qytetin. Jam i vendosur që të vijojmë t’i bëjmë këto pagesa. Ndërkohë, 451 i kemi për arsimin profesional publik. Kjo do të thotë, kryesisht për nxënës që vijnë nga Zall Herri, Zall Bastari, pra që nuk e kanë mundësinë të shkojnë e vijnë përditë, por rrinë në konvikte dhe kanë bursë nga Bashkia e Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar nxënësit dhe familjet në nevojë, duke lehtësuar barrën financiare dhe duke krijuar një mjedis më të favorshëm për arsimim.

Po ashtu në kuadër të Programit të Kujdesit Social, Veliaj bëri me dije se është miratuar vendimi për ushqimin falas në shkollat publike për nxënësit e arsimit bazë.

“Për sa i përket projektit “Ushqimi në shkolla”, parashikohet shpërndarja e një pakete ushqimore falas për nxënësit e 9-vjeçares. Sot kemi bërë një revolucion për dietën e vogëlushëve tanë në kopshte. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë edhe për ata të 9-vjeçares”, theksoi Veliaj.

Lexo edhe :  “Pendohu qen”/ Veliaj: Zeni poqi 26 veta dhe nuk është i rrezikshëm për Olsi Banin

Nga shtatori i 2025, nisma e kryebashkiakut Veliaj për kompensimin ushqimor për nxënësit do të zbatohet në të gjitha shkollat publike të Tiranës. Kjo sjell përfitime të shumta, duke garantuar ushqyerje më të mirë, lehtësuar barrën financiare për familjet në nevojë dhe nxitur angazhimin e nxënësve në aktivitete pas mësimit.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke treguar përkushtimin e Bashkisë ndaj të ardhmes së qytetit./e.t

Të fundit

A është e vërtetë që femrat flasin më shumë se meshkujt?

Në vitin 2007, një studim i botuar në Science hodhi poshtë stereotipin klasik të gruas llafazane, duke zbuluar se burrat dhe...

Humbi nuhatjen nga Covid, 27-vjeçarja kryen operacionin “shpëtimtar” në hundë

Kirurgjia e hundës u vjen në shpëtim personave që kanë humbur shijen e nuhatjes për një kohë të gjatë, si pasojë e Covid-19. I...

Uthulla e mollës bio, vlerat në shëndet dhe hapat si ta dalloni nga uthulla e zakonshme

Që kur u zbulua për herë të parë në vitin 400 para erës sonë, uthulla e mollës është përshkruar si një eliksir magjik shërues...

Begaj pret mësuesit në pension: S’ka Shqipëri të fortë pa arsim cilësor

Presidenti i vendit, Bajram Begaj zhvilloi një pritje të veçantë në nderim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer në arsim ndër vite dhe...

Cilat janë rreziqet e TikTok/ Qeveria njoftoi mbylljen e aplikacionit për 12 muaj

TikTok, ashtu si platformat e tjera sociale, mund të ketë efekte negative te të rinjtë nëse përdoret në mënyrë të tepërt ose pa vetëdije....

Lajme të tjera

Web TV