Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të bartin shaminë e obligueshme të kokës, apo hixhabin, raportuan mediat lokale iraniane, të mërkurën.

Projektligji, tashmë i aprovuar në Parlament, por i cili ende nuk i është dërguar Qeverisë për konfirmim përfundimtar, ka nxitur një debat të nxehtë në Iran, më shumë se dy vjet pas shpërthimit të protestave mbarëkombëtare, pjesërisht për shkak të kodit të rreptë të veshjes për gratë në republikën islamike.

Shahram Dabiri, nënkryetar për çështje parlamentare i Iranit, ka kërkuar të shtyhet dërgimi i projektligjit për aprovim final, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.

“Kemi kërkuar që ligji për pastërtinë dhe hixhabin të mos i shkojë qeverisë”, është cituar të ketë thënë Dabiri, i cili ka shtuar se “kryetari i Parlamentit ka kërkuar një ndryshim të projektligjit”, raporton AFP.

Dabiri nuk ka specifikuar natyrën e ndryshimit, e as nuk ka dhënë një afat për procesin.

Ligjbërësit në shtatorin e 2023-tës kishin aprovuar projektligjin, të quajtur zyrtarisht “Ligji për Mbështetjen e Familjes përmes Promovimit të Kulturës së Pastërtisë dhe Hixhabit”.

Që atëherë, ai ka marrë aprovimin e Këshillit të Gardës, një organizëm me kompetenca për shqyrtim ligjesh.

Projektligji fillimisht pritej t’i dërgohej presidentit Masoud Pezeshkian në dhjetor.

Pezeshkian, i cili mund ta nënshkruajë atë dhe ta bëjë ligj, ka shprehur “rezerva” për tekstin, duke përmendur “paqartësi” të shumta. Projektligji prej 74 nenesh ashpërson kufizimet ndaj veshjes publike të grave, dhe kërcënon me masa kundër bizneseve që nuk e zbatojnë kodin e veshjes, sipas tekstit të tij që e kanë publikuar mediat iraniane.

Ai, po ashtu, parasheh ndëshkime të ashpra me burgim deri në 10 vjet, apo gjoba me vlerë prej mbi 6.000 dollarësh për promovimin e “lakuriqësisë” apo “paturpësisë”. Që nga vitet e hershme të republikës, pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, gratë në Iran janë detyruar me ligj që të mbulojnë kokën dhe qafën.

Lexo edhe :  “Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Në fund të vitit 2022, një valë protestash shpërthyen pas vdekjes gjatë mbajtjes nga Policia të iraniano-kurdes 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për gjoja shkeljen e kodit islamik të veshjes. Gjatë trazirave, që zgjatën me muaj, qindra njerëz, përfshirë dhjetëra pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë, u vranë. Mijëra demonstrues u arrestuan.

/REL

Të fundit

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që...

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në...

Lajme të tjera

Web TV