Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ish-kryeministra francezë do të jenë pjesë e ekzekutivit të François Bayrou, i cili u shpall nga sekretari i përgjithshëm i Elizesë, Alexis Kohler. Ata janë socialisti Manuel Valls, i cili do të merret me Çështjet e Territoreve përtej Detit, dhe mbështetësja e Macron-it, Elisabeth Borne, në Ministrinë e Arsimit. Valls ka udhëhequr qeverinë midis viteve 2014 dhe 2016, gjatë presidencës së François Hollande, ndërsa më parë ka qenë ministër i Brendshëm. Borne ishte kryeministre nga viti 2022 deri në janar 2024, gjatë presidencës së Emmanuel Macron, aktualisht në detyrë si president i Francës. Darmanin shkon në Drejtësi.

Në qeveri janë gjithsej 34 ministra: 17 gra dhe 17 burra. Administratori i përgjithshëm i Cassa Depositi, Eric Lombard, do të jetë ministër i Ekonomisë, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Gérard Darmanin do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

Dy konfirmime të rëndësishme
Centristi Jean-Noël Barrot është konfirmuar ministër i Punëve të Jashtme. Bruno Retailleau, përfaqësues i krahut më të djathtë të partisë Républicains, gjithashtu është konfirmuar: ai do të jetë ministër i Brendshëm edhe në qeverinë Bayrou.

Emërimet e tjera
Këto janë disa nga emërimet e tjera: Catherine Vautrin në Ministrinë e Punës, François Rebsamen në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Mjedisit, Sébastien Lecornu në Mbrojtje, Laurent Marc-Angeli në Administratën Publike, Aurore Bergé për Barazinë dhe Luftën kundër Diskriminimit, Yannick Neuder për Shëndetësinë dhe Aksesin në Kujdes, François Gatel për Çështjet Rurale, Amélie de Montchalin për Financat Publike, Véronique Louvagie për Tregtinë, Artizanatin dhe Ekonominë Sociale, Nathalie Delatre për Turizmin, Valérie Létard për Strehimin, François Gatel për Çështjet Rurale, Benjamin Haddad për Çështjet Evropiane./K.B

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV