Ish ministri Gjerman i Fianancave dhe kandidati i Liberal Demokratëve të lire Christian Lindner është sulmuar me shkumë në fytyrë teksa mbante një fjalim elektoral.
Pamjet që bënë xhiron e rrjetit dhe ishin kryefjalë e mediave ndërkombëtare tregojnë momentin kur një vajzë e re I plas në fytyrë Lindner atë që dukej si torte por në fakt ishte shkumë rroje.
Vajza e cila sulmoi kandidatin për kancelar vinte nga radhët e partisë së tij. Ish ministri i Financave në Gjermani reagoi pas incidentit duke thënë se ai nuk u godit me krem torte por thjesht me shkumë sapuni duke ironizuar dhe duke thënë se ky sulm mund të ishte organziuar më mire që të merrte vëmendjen e duhur .
Zgjedhjet e Parakoshme për kancelar në Gjermani janë caktuar të mbahen në 23 shkurt pas rënies së koalicionit qeverisës të kancelarit Aktual Olaf Scholz i cili pushoi nga detyra Lindner. Sondazhet e deri tanishme tregojnë favorite për të fituar Garën aleancën e Kristian Demokratëve me kandidat për kancelar Fredrich Merz (Fredrikh Merz)./kb