A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi në sezonin e dimrit dhe dëbora sidomos në zonat malore nuk ka si të mungojë.

Teksa disa shijojnë bukurinë që i jep natyrës, disa të tjerë preferojnë edhe që ta hanë dëborën.

Por sa e rrezikshme është kjo gjë për shëndetin e njeriut?

Dëbora është thjesht ujë i ngrirë në formën e kristaleve të akullit, dhe për këtë arsye është e mundur që ajo të përmbajë ndotës të ndryshëm.

Kjo është arsyeja pse hani borë në zona të ndotura mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Studiuesit këshillojnë që mos të hani dëborë në rajonet urbane ose vendet industriale, sepse ato mund të ekspozohen ndaj llojeve të ndryshme të ndotësve të ajrit nga nanogrimcat, metalet dhe ndotësit organikë, madje edhe mikro dhe nano plastika.

Edhe nëse nuk jetoni pranë zonave që janë të ndotura, bora që bie mbi ju mund të ketë marrë ndotës nga zona të tjera.

Disa grimca gazi mund të transportohen jo vetëm në nivel lokal, por edhe rajonal dhe global. Prandaj mund të jeni në një rajon të largët të zbuloni se reshjet e dëborës në fakt përmbajnë element toksike.

Por le të themi se jeni jashtë dhe thjesht nuk mund t’i rezistoni tundimit për ta provuar shijen e dëborës. Së pari, sigurohuni që bora të ketë rënë gjatë orëve të fundit.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të gjeni borën me pamjen më të pastër që mundeni./kb

Të fundit

U mposht nga Usyk, ish-kampioni i botës Tyson Fury njofton tërheqjen nga Boksi

Boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, ka thënë se po tërhiqet nga sporti. Sipas mediave të huaja, ish-kampioni...

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin...

Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore. Shumë zona janë prekur nga këto reshje...

Moti i keq, mijëra banorë të Lezhës pa energji elektrike prej 3 ditësh

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej...

Gripi dhe kujdesi që duhet treguar nga diabetikët dhe të sëmurët me hipertension

Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe këputje, janë këto disa nga simptomat e gripit. Ato nisin menjëherë dhe mund të...

Lajme të tjera

Web TV