Investimet në Sazan/ Kompania e dhëndrit të Donald Trump shpallet ‘investitor strategjik’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka shpallur investitor strategjik kompaninë Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump për investimet në ishullin e Sazanit.

Investimi prej 1.4 miliardë eurosh do të shtrihet në një tokë prej 45 hektarësh dhe do të jetë i ndarë në 3 faza zhvillimi nga ku pritet të punësojë mbi 1 mijë persona.

Ky investim propozohet si një projekt i integruar me marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike, zona rekreacionale me shërbime në funksion të tyre.

Gjithashtu synohet përmirësimi dhe riparimi i marinës aktuale duke përfshirë zgjerimin e hapësirës se dokimit, përmirësimin e vendndodhjes së molit të tragetit dhe ankorimin e trageteve te ishullit te Sazanit

KOMITETI I INVESTIMEVE STRATEGJIKE VENDOSI:
1. Miratimin e Statusit “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” si një projekt i integruar turistik dhe i një rëndësie strategjike për vendin, të kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme.

2. Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” për një periudhë 10 vjeçare. Ky afat do t’i shërbejë projektit strategjik për përfitimin e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, si dhe plotësimin e detyrave dhe planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim. Ndërkohë, marrëveshja që do të nënshkruhet, pas negocimit dhe finalizimit sipas parashikimeve ligjore, në fazat e mëtejshme të vlerësimit të projektit, do të parashikojë afatin e nevojshëm të realizimit të plotë të investimit, angazhimet dhe detyrimet e ndërsjellta mes palëve dhe masat e detajuara mbështetëse, që përfiton ky projekt, sipas legjislacionit në fuqi.

Lexo edhe :  Liderët botërorë si fëmijë, seriali i ri rus për t’u shpjeguar gjeopolitikën të vegjëlve

3. Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpërmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane.

4. Projekti i propozuar nga subjekti aplikues “Atlantic Incubation Partners” LLC shoqëri e të drejtës amerikane me Nr. identifikimi (EIN) 92-3329707 do t’i nënshtrohet një procesi shqyrtimi dhe analizimi për të vlerësuar kushtet dhe kriteret 4 e mundësisë së bashkëpjesëmarrjes së shtetit shqiptar në këtë investim strategjik sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1030, datë 16.12.2015 “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS)”./e.t

Të fundit

“Berisha nuk ia lë askujt partinë, ka betejë me drejtësinë”

Gazetari Poli Hoxha mendon se Sali Berisha nuk ka më hallin se mos i marrin partinë, por se si...

PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ: Të hapen të gjitha kutitë e votimit!

Partia e Lirisë përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe kërkon hapjen e të gjitha kutive të votimit...

Britania zgjeron flotën nënujore dhe përforcon gatishmërinë luftuese

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve të reja sulmuese me energji bërthamore, që do të...

Rama me charter? Po Berisha, mos bën autostop në udhëtime?

E dëgjojmë shpesh nëse hypi kryeministri në charter apo fjeti në 5 yje hotel. Ky është problemi që ne duam ta luftojmë korrupsionin ?!!! Jo...

Përfundon takimi trepalësh Turqi-Ukrainë-Rusi, del “rezultati” paraprak

Ka përfunduar takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë i organizuar nga Turqia në Stamboll, i cili synon t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV