Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të mbështetura nga Serbia, statusi i të cilave duhet të zgjidhet përmes dialogut Prishtinë-Beograd që lehtësohet nga Brukseli.

“Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Prandaj ne po vendosim të gjitha përpjekjet tona në dialog dhe prandaj po u kërkojmë palëve të përfshira që të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE.

Qeveria e Kosovës sqaroi se nuk janë struktura të mbështetura nga Serbia, por institucione të paligjshme që sfidojnë rendin dhe kushtetutën e vendit. Gjithashtu hodhi poshtë zotimin e pretenduar nga BE se statusi i tyre është pranuar që të zgjidhet përmes dialogut. Zëdhënësja u pyet nga gazetarët që të sqaronte se çfarë u kërkoi palëve të bënin konkretisht? Ajo u përgjigj duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit në dialog në mënyrë konstruktive.

Megjithatë u zu ngushtë kur u pyet për faktin që shumica e takimeve që thirren dështojnë, ashtu siç ndodhi me mbledhjen inauguruese të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur të luftës. Pavarësisht se ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak konfirmoi se ishte pala serbe ajo që solli dështimin e takimit, zëdhënësja Hipper tha se do ta komentojë në një moment të dytë çështjen.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, refuzoi të merrte pjesë në takim, siç tha, për shkak të mbylljes së institucioneve paralele serbe. Autoritetet në Kosovë theksuan se mbyllën 10 zyra të paligjshme në të gjithë shtetin./E.T

Të fundit

Bungo kërkon shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH: Duan të zgjedhin drejtoreshë një…

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi...

Lufta në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Zyra e Netanyahut tha se...

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi simpatik u shfaqën duke vallëzuar...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS

Kryeministri Rama ka kryer dje një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe...

Lajme të tjera

Web TV