Vladimir Lenini, arkitekti i Revolucionit Bolshevik dhe udhëheqësi i parë i Bashkimit Sovjetik, vdes nga një hemorragji celebrale në moshën 54-vjeçare. Në fillim të viteve 1890, Lenini e braktisi karrierën e tij si jurist, për t’iu përkushtuar studimeve marksiste, dhe provokimit të aktiviteteve revolucionare midis punonjësve rusë.
I arrestuar dhe internuar në Siberi më 1897ë-n, ai udhëtoi më vonë në Evropën Perëndimore, ku në vitin 1903 themeloi grupin bolshevik të Partisë Socialiste Demokratike të Punëtorëve Ruse. Bolshevikët ishin një parti militante e revolucionarëve profesionistë, që kërkonin të shkatërronin qeverinë cariste dhe ngrinin në vend të saj një qeveri marksiste.
Në vitin 1905, punëtorët u rebeluan në të gjithë Rusinë, por vetëm në vitin 1917 dhe me përfshirjen katastrofike të Rusisë në Luftën e Parë Botërore, Lenini e kuptoi se kishte ardhur koha për shpërthimin e revolucionit komunist. Në marsin e vitit 1917, garnizoni i ushtrisë ruse në Petrograd dezertoi në favor të kauzës bolshevike, dhe Car Nikolla II u detyrua të abdikojë. Lenini u nis menjëherë nga Zvicra drejt Rusisë, kapërceu linjat e frontit armik gjerman, dhe mbërriti në Petrograd më 16 prill 1917. Gjashtë muaj më vonë, nën udhëheqjen e tij, bolshevikët morën pushtetin në Rusi dhe Lenini u bë diktatori i vendit.
Megjithatë, Lufta civile dhe ndërhyrja e huaj, e vonoi kontrollin e plotë bolshevik të Rusisë deri në vitin 1920. Qeveria e Leninit, shtetëzoi industrinë dhe shpërndau tokat, dhe më 30 dhjetor 1922, themeloi Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).
Pas vdekjes së Leninit në fillim të vitit 1924, trupi i tij u balsamua dhe u vendos në një mauzole pranë Kremlinit në Moskë. Petrogradi u riemërua Leningrad, për nder të tij. Bashkë-revolucionari Jozef Stalini, e pasoi udhëheqës i Bashkimit Sovjetik, edhe pse në testamentin e lënë bashkëshortes, Lenini kishte deklaruar se vendi nuk mund të lihej kurrësesi në duart e Stalinit.
Kalendar
21 Janar 1525 – Lëvizja Anabaptiste Zviceriane, themelohet kur Conrad Grebel, Felix Manz, George Blaurock, dhe dhjetëra të tjerë pagëzojnë njëri-tjetrin në shtëpia e nënës së Manz në Zyrih, duke thyer një traditë mijëvjeçare të bashkimit të kishës dhe shtetit.
21 Janar 1948 – Në Kanada miratohet përdorimi i flamuri i Kebekut, që valevitet për herë të parë mbi godinën e Asamblenë Kombëtare të Kebekut, një rajon i banuar kryesisht nga kanadezë me origjinë franceze.
21 Janar 1961 – Katërqind e tridhjetë e pesë punëtorë, varrosen për së gjalli kur shembet një minierë në Coalbrook të Afrikës së Jugut.
21 Janar 1999 – Në një nga aksionet më të mëdha të antidrogës në historinë amerikane, Rojet bregdetare të SHBA-së kapin një anije me mbi 4.300 kilogramë kokainë në bord.
21 Janar 2003 – Një tërmet ma magnitudë 7.6 magnitudë godet shtetin meksikan të Kolimas, duke vrarë 29 persona, dhe duke lënë të pastrehë rreth 10 mijë njerëz.
21 Janar 2017 – Mbi 400 qytete në të gjithë Amerikën dhe 160 vende të botës marrin pjesë në një marshim të gjerë të grave, në ditën e parë të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.