Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para të procesit të regjistrimit të emigrantëve po vijnë kryesisht për shkak të problemeve me adresat e banimit, por edhe me mungesën e dokumenteve të vlefshme shqiptare.

Këto dy tema ishin ndër më kryesorët që Komisioneri Ilirjan Celibashi u mundua t’u jepte sqarim përgjatë një komunikimi që zhvilloi në rrjetet sociale, ku iu përgjigj kërkesave dhe shqetësimeve kryesore që kishin votuesit nga jashtë.

 

 

Për rastet e shumta që kanë të bëjnë me gabimet në adresën e dhënë në sistem, Celibashi kishte një apel për të gjithë emigrantët.

Por gjatë këtij komunikimi, Ilirjan Celibashi tregoi edhe periudhën kur pritet që t’u dërgohet fleta e votimit emigrantëve, kohën kur ata duhet ta kthejnë në Shqipëri dhe koston që do mbulohen nga shteti shqiptar.

Deri mesditën e kësaj të mërkurë numri i kërkesa për regjistrim janë rreth 55  mijë, ndërkohë që të regjistruar janë vetëm 29 mijë./    S,M