Donald Trump është zotuar se do të godasë emigracionin e paligjshëm dhe puna tashmë ka filluar. Punëtorët kanë vendosur pengesa në Rio Grande, që formon kufirin midis Teksasit dhe Meksikës, për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA.
Trump ka rikthyer tashmë një program që do t’i detyrojë azilkërkuesit të presin në Meksikë, derisa çështjet e tyre të trajtohen në Amerikë.
Aktualisht, kushdo i lindur në SHBA konsiderohet të jetë shtetas, pavarësisht nga statusi i imigrimit të prindërve të tyre.