Arrestimi i Musine Kokalarit, intelektualja disidente e regjimit komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 23 janar të vitit 1946 arrestohej një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, Musine Kokalari. Pas kësaj date nisi një kalvar i gjatë vuajtjesh për këtë intelektuale, e cila konsiderohet edhe si disidentja e parë e regjimit komunist.

Musine Kokalari lindi në 10 shkurt 1917 në Adanë të Turqisë. Tre vite pas lindjes, familja e Musinesë u kthye në Shqipëri. Musineja mori mësimet e para në qytetin e Gjirokastrës. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Romës, ku u diplomua me rezultate të larta në degën e Letërsisë.

Ajo spikati që në moshë të hershme për veprimtarinë e saj politike dhe letrare. Në vitin 1939, ende student, botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë”. Në vitin 1943, së bashku me një grup intelektualësh, themeloi Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Vendosja e regjimit komunist do të sillte ndryshime rrënjësore në jetën e Musinesë. Në nëntor 1944 u pushkatuan pa gjyq dy vëllezërit e saj, Mumtas e Vesel Kokalari. Pas arrestimit të saj në 1946-ën, procesi gjyqësor e dënoi me 20 vite heqje lirie. Vuajti 16 vite në burg, dhe më pas u internua në Rrëshen të Mirditës, ku jetoi në kushte tejet të vështira ekonomike dhe plotësisht e izoluar nga shoqëria.

Musine Kokalari ndërroi jetë në internim më 13 gusht 1983 nga një sëmundje e rëndë. Pas shembjes së diktaturës, figura dhe vepra e saj dolën në pah dhe u vlerësuan nga institucionet e sistemit demokratik. Në vitin 1993 iu dha titulli “Martir i demokracisë”./E.T

Të fundit

Zjarr në një hotel në Sarandë, ende nuk dihen shkaqet

Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme Sarandë-Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë...

Shqiptarët orientojnë kursimet në lekë/ BSH: Frenohen depozitat në euro

Depozitat në monedhën kombëtare kanë pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2024. Qytetarët por edhe bizneset kanë ndryshuar qasje për herë të parë që...

T’i hysh detit të pensioneve me këmbë

Nga Fatos Çoçoli Pardje u zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Banka Botërore është një institucion ndërkombëtar, që...

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që 8 ish zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën...

Kush mund ta ndalojë Donald Trumpin?

A mund të ndalohet Presidenti Donald Trump? Më saktësisht-me një Kongres që kontrollohet nga Republikanët – deri në çfarë mase do të jetë sistemi...

Lajme të tjera

Web TV